Dje Maqedonia e Veriut shënoi 4 viktima dhe 166 raste të reja me Covid-19. Viktimat janë nga mosha 58 deri në 77 vjeçare. Sa iu përket rasteve të reja, sërish më shumë të infektuar u regjistruan në kryeqytet, 41, në Shtip 23, Kumanovë 17, Gostivar 15, Tetovë 12, Makedonski Brod 10 dhe Strugë 7.
Gjithashtu u shëruan 185 pacientë, shumica nga Shkupi, Shtipi e Kumanova. Nga ana tjetër sa iu përket rasteve aktive në Komunat e Shkupit, Çairi mbetet më i prekuri me 170 raste aktive, komuna Aerodrom me 156,Gazi Baba me 139,Kisela Voda me 149, komuna Qendër me 120 aq sa ka edhe komuna e Karposhit, si dhe me 111 raste aktive është komuna e Shuto Orizares.
Numri i rasteve aktive është 3675. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe nga tjetër ka tërhequr vërejtjen e qytetarëve se shazllonet nëpër plazhe shumë lehtë zëvendësohen me krevate në spital. Ai iu bëri thirrje qytetarëve ti respektojnë masat për mbrojtje nga Covid-19 pasi ditëve të fundit plazhet në Strugë e Ohër janë përplot me qytetarë të cilët nuk ruajnë as distancën dhe nuk respektojnë asnjë masë për mbrojtje.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…