Categories: Uncategorized

26 të prekur nga koronavirusi, Filipçe: Nuk përjashtohet mundësia që numri të rritet deri në 2 mijë (VIDEO)

Numri i të infektuarve me virusin korona në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 26, por ministri i shëndetësisë nuk e përjashton mundësinë që shifrat të shkojnë deri në 2 mijë, edhe pse prapon se është e vështirë të parashikohet një numër i saktë i të prekurve.

Këtë që do e them merreni me rezervë sepse janë supozime ose të themi vlerësime e matematika. Është e mundur që numri i të sëmurëve me virusin korona në vendin tonë të arrijë deri në 2 mijë, dhe atë për një muaj duke llogaritur prej tani – tha Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.

Gjatë testimeve të sotme, pozitiv kanë rezultuar 3 pacientët që dje u testuan në klinikën “Zhan Mitrev” për të cilët Instituti Shëndetit Publik bëri kontrolle të serishme që rezultuan pozitive. Ndërkohë, gjendja e gjithë pacientëve të infektuar mbetet stabile, duke përfshirë edhe pacienten e parë nga Dibra.

Bëhet fjalë për pacientë nga Shkupi. Pacienti i parë kishte simptoma një javë radhazi, kontaktet janë lokalizuar dhe tashmë po punohen testet e anëtarëve të familjes së tij. Të tjerët pozitiv janë një çift bashkëshortor që ka qëndruar jashtë vendit dhe para disa ditësh është kthyer në vend. Pacienti i parë është shtrirë në Klinikën Infektive ndërsa dy të tjerët vazhdojnë të mbeten në kurim shtëpiak dhe gjatë ditës pritet të transferohen në klinikën infektive – u shpreh Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Ministri Filipçe edhe një herë u dërgoi porosi qytetarëve. Mos të qëndrohet gjatë në markete, fëmijët dhe të sëmurët kronikë të qëndrojnë në shtëpi, të mbahet higjienë personale. Filipç tha se prej nesër do të shtohet numri i autobusëve në qarkullim pas ankesave të shumta nga banorët se reduktimi i numrit të autobusëve ka shkaktuar rrëmujë nëpër autobusët urban. Kreu i shëndetësisë gjithashtu kërkoi që në rastet e vdekjes të shmangen ritualet për ngushëllime në familje. Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë edhe të masave ndëshkimore në rast se nuk respektohen këto masa.

të fundit

Aksident i rëndë në autostradën Levan–Tepelenë, automjeti përplas furgonin me turistë

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Levan–Tepelenë, në afërsi të fshatit Kafaraj. Në ngjarje janë përfshirë…

25 minutes ago

Erdogan bisedë telefonike me Zelenskyyn: Turqia vazhdon të mbështesë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.…

44 minutes ago

Zjarr ‘dëbon’ banorët në Gramsh, familjet largohen me lot në sy

Zjarri që përfshiu mbi shtatë fshatra në Gramsh ka nxjerrë nga shtëpitë qindra banorë, të cilët iu kërkua të evakuohen…

1 hour ago

Malësoret ruajnë traditën, zgjidhet më e bukura e Bjeshkëve! Kush është vajza që “rrëmbeu” kurorën, prej vitesh jeton në Kanada

Ashtu sikurse dhe çdo vit fundjavën që lamë pas u mbajt në Qafën e Predecelit “Miss Bjeshka”, një nga traditat…

1 hour ago

Situatë kritike me zjarret në Gramsh/ Presidenti Begaj: Thirrje për ndërgjegjësim, banorët të bashkëpunojnë emergjencat civile

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj shpërndau një mesazh për situatën kritike, të krijuar nga zjarret në vend. Kreu i shtetit…

2 hours ago

Ministria e Mbrojtjes tjetër thirrje urgjente: Të largohen menjëherë banorët e Skënderbegasit! Ekipet e emergjencës po evakuojnë fshatrat Spanesh dhe Kazie

Harta e zonave të përfshira nga zjarret në rrethin e Gramshit po zgjerohet më tej, teksa era po favorizon përhapjen…

2 hours ago