Categories: Uncategorized

1.837 raste aktive me koronavirus në Shku

Gjithsej 164 raste të reja me koronavirus të konfirmuar KOVID-19 nga 1.612 testime janë evidentuar në buletinin e djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë pas 24 orëve të kaluara. Vdiqën pesë pacientë prej të cilëve më i riu në moshën 35-vjeçare nga Shkupi i cili është mjekuar në SPQ “8 Shtatori”. Nga fundi i shkurtit, kur filloi epidemia në vend, virusi është konfirmuar tek gjithsej 8.786 persona ndërsa janë bërë 83.216 testime. Janë shëruar 4.676, kanë vdekur 406 ndërsa raste aktive janë 3.704.

Nga rastet e reja pozitive në koronavirus, 59 janë në Shkup, ndërsa vatër e re me 23 të diagnostikuar të rinj është Shën Nikolla. Rritje të të infektuarve në valën e dytë të epidemisë ka edhe në Dibër, ku janë regjistruar 18 raste të reja. Në Shtip janë 17 të rinj, 12 në Kumanovë. Në dhjetë komuna shënohen më pak se dhjetë raste pozitive të koronavirusit: nëntë në Gostivar, gjashtë në Tetovë, Kërçovë dhe Strugë nga dy në Kavadar dhe Probishtip dhe nga një i sapoinfektuar në Prilep, Manastir, Demir Hisar dhe Resnjë.

Raste aktive në Shkup janë 1.837, prej të cilëve 284 janë në Çair, 202 në Gazi Babë, 171 në Aerodrom, 151 në Qendër, 146 në Karposh, 139 në Butel, 123 në Kisella Vodë, 116 në Saraj, 113 në Gjorçe Petrov. Në mesin e komunave në rajonin e Shkupit, numër treshifror të rasteve aktive ka në Studeniçan (109).

Nga qytetet me raste aktive treshifrore, më së shumti (295) janë në Tetovë, pasojnë Kumanova dhe Shtipi (226 dhe 213), ndërsa më pas Gostivari me 177, Struga me 169, Shën Nikolla me 164, Ohri me 114 dhe Dibra me 110 persona të cilët tani janë të sëmurë.

Me 18-të të infektuarit e rinj, Dibra shënon rekord të ri negativ gjegjësisht për herë të tretë numër treshifror në fazën e dytë të epidemisë – më 10 korrik kishte 17 dhe paraprakisht, më 20 qershor janë regjistruar, gjithashtu, 18 raste.

Numri i të infektuarve në fazën e dytë në Dibër, komunë në të cilën ishte shpallur gjendje krize në mars, është dy herë më i lartë krahasuar me numrin në fazën e parë gjegjësisht 121 raste më shumë. Në fazën e parë kishte 51 të prekur. Faza e dytë filloi më 5 qershor kur, pas saktë dhjetë ditë, në këtë zonë u kthye koronavirusi.

Me konfirmimin e djeshëm, numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë u rrit në 172. Betejën me virusin e rrezikshëm e fituan 57, e humbën pesë, ndërsa 110 persona janë aktivë nga sëmundja.

Në Shën Nikollë, nga ana tjetër, ku janë 123 të infektuar të rinj. aktivë janë 164, deri të hënën do të mbyllen fabrikat “Moda” dhe “Kemteks”. Nga skriningu i deritanishëm në dy konfeksionet, tek 45 punonjës është konfirmuar infektimi me koronavirus, prej të cilëve 15 janë zbuluar para testimit masiv të bërë me vendimin e udhëheqësive të dy konfeksioneve.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

5 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

5 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

5 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

5 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

5 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

6 hours ago