4 persona e kanë humbur jetën si pasojë e virusit Korona në 24 orët e fundit. Viktimat janë: një 64 vjeçar nga Shkupi, një 73 vjeçar nga Tetova, një 63 vjeçar nga Gostivari dhe një 71 vjeçar nga Prilepi.
Nga 1507 testimet e bëra, 140 persona rezultuan pozitiv. Më së shumti raste të reja u regjistruan në Shkup 43, në Tetovë 12, në Strumicë 11, në Kumanovë 10 dhe në Gostivar 9 raste të reja.
Ndërkohë 134 persona janë shëruar nga virusi. Numër më të madh të të shëruarve ka në Shkup 66, Shtip 9 të shëruar, ndërsa Kumanova, Tetova e Gostivari kanë regjistruar nga 8 të shëruar.
Nga fillimi i pandemisë, janë kryer 164 639 testime, prej të cilave rezultuan pozitivë 15 694 persona. Gjithsej 646 humbën jetën, 13 128 u shëruan dhe për momentin ka 1 920 raste aktive. Kryeqyteti kryeson edhe më tej listën me më së shumti raste aktive, me 566 të tillë, ku momentalisht Aerodromi, Qendra, Gazi Baba dhe Karposhi janë komunat më të prekura.
Pas Shkupit, në listën me më shumë raste aktive radhitet Kumanova me 215, Prilepi me 133, Tetova me 120, Gostivari me 97 raste aktive dhe Dellçeva me 82.
Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…
Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…
Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…