Categories: Uncategorized

12 deputetë në Maqedoninë e Veriut nuk kanë treguar pasurinë

100 mijë denarë për deputet, dhe 71 mijë për person të emëruar në qeveri është mesatarja që kanë marrë personat e zgjedhur si apanazh në periudhën 2014-2018. Shteti për këtë ka shpenzuar gjithsej 1.8 milion euro. Komisioni Antikorrupsion propozon që ligji për apanazh të ndryshohet dhe shuma e marrë të zvogëlohet duke pasur parasysh se paga mesatare në vend është shumë më e ulët.

“Analiza tregon se personat e zgjedhur dhe të emëruar pas përfundimit të detyrës së zgjedhur maksimalisht e shfrytëzojnë të drejtën e apanazhit, kryesisht për shkak të shumës së lartë që marrin. “Nëse dikush mund të jetojë me një pagë mesatare, pse nuk mund të jetojnë edhe njerëzit, mandati i të cilëve përfundon në nivelin e pagës mesatare- deklaroi Katica Nikollovska – anëtare e KSHPK .

Përveç kësaj, Komisioni Ankorupsion do të paraqesë padi kundërvajtëse kundër 18 deputetëve nga përbërja e mëparshme për shkak të mos dorëzimit të listave anketuese. Lista anketuese nuk kanë dorëzuar; Fadil Zendeli, Amdi Bajram, Arta Toçi, Zoran Gorgjievski, Ferid Muhiq dhe të tjerë.

“Shërbimet tona kanë bërë një kontroll dhe kanë konstatuar se 12 deputetë nuk kanë dorëzuar lista anketuese, ndërsa 6 deputetë kanë paraqitur listat me vonesë. Për të gjitha këta lista të vonuara dhe të padorëzuara, gjegjësisht për të gjithë deputetët, do të iniciohen veprime që janë pjesë e procedurës kundërvajtëse- pohoi Biljana Ivanovska – kryetare e KSHPK.

Komisioni Kundër Korrupsionit gjithashtu kontrolloi se si drejtorët e institucioneve shtetërore dhe anëtarët e bordeve drejtuese dhe mbikëqyrëse përdorin automjetet dhe kartelat e tyre zyrtare. Në pothuajse të gjitha rastet, drejtorët rregullojnë me akte të brendshëm sa kohë do të përdorin automjetin zyrtar, por edhe sa anëtarë do të ketë në borde. Për Komisionin antikorrupsion është jo karakteristike të përdoret automjeti zyrtarë 24/7 edhe në ditë jo pune. Në disa institucione është zbuluar se ka më shumë anëtarë të bordit sesa të punësuar në institucion. Komisioni Kundër Korrupsionit kërkon kufizimin e të drejtave diskrete të drejtorëve dhe raportin do t’ia dorwzojnw zëvendëskryeministrit për luftimin e korrupsionit, Lupço Nikollovskit./alsat

të fundit

Prej një muaji Rruga e Kombit e mbuluar nga mjegulla

Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…

18 minutes ago

Donald Trump uron Krishtlindjen: Gëzuar të gjithë, përfshirë dhe fundërrinat e së majtës radikale që po përpiqen të na shkatërrojnë

Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…

39 minutes ago

VIDEO/ Dhunohet TikTokerja e njohur Suada Muça

Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…

1 hour ago

Arrestohet në Stamboll presidenti i Fenerbahçes, Sadettin Saran

Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…

1 hour ago

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje plot shpresë e begati për të gjithë

Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…

2 hours ago

Kryeministri Rama mesazh urimi për besimtarët e krishterë: Gëzuar Krishtlindjen

Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…

2 hours ago