Një sasi rekord kokainë është sekuestruar pasditen e djeshme në Maqedoninë e Veriut, në një fshat 10 kilometra larg Tetovës
Rreth 1.3 ton kokainë, ishin vendosur në një trajler, ku ishte fshehur në kontejnerët me banane.
None found
Kokaina është nisur fillimisht nga Amerika Latine, në Itali në Mal të Zi, më tej ka hyrë dje në Shqipëri përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit, tranzit, dhe ka dalë sot nga Qafë-Thana në Pogradec, për të kaluar në Maqedoninë e Veriut.
Por kokainë ka pasur vetëm në njërin prej kamionëve, ndërsa policia shqiptare ka marrë udhëzim që të lejojë kalimin e mjeteve pa verifikime të ngarkesës.
Lënda narkotike është sinjalizuar që në Itali, prej ku autoritetet atje kanë bërë zëvendësimin e kokainës me një lëndë tjetër, duke mbajtur nën vëzhgim kamionët, për të zbuluar destinacionin e tyre.
Në aksion u përfshinë DEA Amerikane, Guardia di Finanza, policia shqiptare dhe policitë e vendeve të tjera të rajonit. /albeu.com/
Sot, është mbajtur eventi përmbyllës i projektit PIAKOS, me temën “Nga e drejta në veprim”, ku janë prezantuar aktivitetet dhe…
Anëtari i Komisionit për Kulturë, Turizëm dhe Sport, Bylbyl Sokoli, ka propozuar që Këshilli Organizativ i Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”…
Një dyqan në zonën e Vasil Shantos në Tiranë, është përfshirë nga flakët gjatë natës, ndërsa dyshohet se zjarri është…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Serbia ende nuk ia ka dorëzuar Kosovës dokumentacionin kadastral, ndonëse marrëveshja për…
Komisioni për Kulturë, Turizëm, Sport dhe Rini ka miratuar të martën Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet…
Mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion ka dështuar të mbahet si pasojë e mungesës së kuorumit…