Uncategorized

Luiza Gega: S’kam marrë shpërblimet, reagon ministria e Arsimit dhe Sportit

Atletja kampione Luiza Gega, akuzoi Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, se i janë mohuar disa shpërblime.

Pas akuzave, ka ardhur një reagim Ministria e Arsimit dhe Sportit, teksa pretendon të kundërtën.

Sipas Gegës, shpërblimet nuk janë dhënë, pasi nuk ka patur kontrolle dopingu në garat në fjalë, ndërsa gjithsesi ato janë njohur nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës.

Për rastin në fjalë Ministria e Arsimit dhe Sportit, thotë se mbështetja ska munguar dhe s’do të mungojë kurrë për Luiza Gegën dhe për këdo sportist tjetër elitar.

Sipas kësaj të fundit, atletja në dy vitet e fundit ka marrë 13 shpërblime në 10 gara ndërkombëtare.

Reagimi:

“Mbështetja e sportistëve elitarë është në qendër të politikave të Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve.

MAS i ka mbështetur dhe mbështet në vazhdimësi sportistët elitarë dhe trajnerët e tyre përmes mbështetjes për federatat dhe përmes shpërblimeve direkte për rezultatet që kanë arritur në gara në arenën ndërkombëtare.

Shpërblimet e dhëna bazohen në parashikimet e nenit 27 të Ligjit 79/2017 “Për sportin” i ndryshuar dhe akteve nënligjore që rrjedhin prej tij.

Vetëm për vitin 2023 shpërblimet e sportistëve elitarë kanë rezultuar rreth 55 milionë lekë për 23 sportistë elitarë dhe trajnerët respektive për arritjet në sportet që përfaqësojnë.

Atletja jonë Luiza Gega, është mbëshetur gjatë dy viteve të fundit me 13 shpërblime për 10 gara ndërkombëtare, bazuar në arritjet e saj, që nga niveli Botëror deri te ai Ballkanik, pesë prej të cilave janë shpërblime për arritjet  e vitit 2023.

Do të vijojmë edhe gjatë këtij viti, duke qënë dhe një vit olimpik, mbështetjen për sportistët tanë elitarë”,-thuhet në reagimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Luiza Gega, tre ditë më parë befasoi teksa në një reagim në rrjetet sociale, ku thoshte se ka hasur shumë vështirësi për të marrë një përgjigjje nga ministria dhe pas kësaj është njoftuar se në tre gara nuk do shpërblehej, pasi nuk ka patur kontroll doping.

të fundit

Veliaj kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë, sot seanca në GJKKO

  Ditën e sotme, në Gjykatën e Posaçme zhvillohet seanca për shqyrtimin e masës së sigurimit “arrest me burg” të…

23 minutes ago

Rikthehen reshjet e dëborës në Korçë, trashësia arrin deri në 20 cm

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, reshjet e dëborës kanë përfshirë Qarkun e Korçës. Mësohet se…

27 minutes ago

Blic i Tares/ Milan parakalon “Zonjën”, Mateta gati të vishet kuqezi

Milani ka befasuar Juventusin jo në fush ën e lojës, por në tavolinën e merkatos. Në ditët e fundit të…

37 minutes ago

Trump njofton fillimin e bisedimeve për Groenlandën, shpreson për një ‘marrëveshje të mirë’

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se negociatat për Groenlandën kanë filluar dhe shprehu shpresë për një “marrëveshje të mirë”,…

57 minutes ago

Apartamentet dhe qiratë po bëhen të papërballueshme për shqiptarët

Elona dhe Sokoli janë një çift i ri 24 dhe 26-vjeç, që kanë vendosur të fillojnë jetesën së bashku. Paga…

1 hour ago

Zbuloni se kush e përfundoi rrugëtimin e tij në “Big Brother Vip 5”

Mbrëmjen e djeshme “Big Brother Vip”, ishte i mbushur me emocione dhe gjithashtu debate të forta. I eleminuari i mbrëmjes…

2 hours ago