Uncategorized

Lubonja për fjalimin dhe mesazhet e Blinken: Në këtë vizitë nuk u fol për demokracinë dhe shtetin e së drejtës

Vizita dhe mesazhet e dhënë sot në Tiranë nga sekretari amerikan Antony Blinken, për analistin Fatos Lubonja janë me dy standarde.

Sipas tij, në këtë vizitë nuk u fol për demokracinë dhe shtetin e së drejtës, pasi në mes ishin interesat gjeopolitike dhe ekonomike. Ndërkohë shtoi se në vendin tonë, nuk ka një politikan, as nga opozita, që mund t’ia thotë në sy këtë. Lubonja tha se edhe Berisha në gjysmën e parë të reagimit të tij, foli me elozhe për Blinken.

Të lidhura

None found

“Për arsye gjeopolitike afrojnë diktatorë, liderë autoritarë, dhe zgjidh probleme me ta, por dhe i miklon dhe thotë ‘burrë i shquar’, si në rastin me Ramën, ose Vuçiç, Erdogan… I ka dalë boja atyre retorikave të mëdha për demokracinë, shtetin e së drejtës, që sot si përmendi fare mu duk.

Janë interesa gjeopolitke dhe ekonomike që maskohen nga këta. Si tha? ‘Sa herë kemi pasur ndonjë problem, na e ka zgjidhur Rama’.

Kur flas për standard të dyfishta, kam parasysh, kur ky është me ne, përdoret një standard se është me ne, dhe kur nuk është, po këta shpallen si armiq. Këtë gjuhën e dyfishtë duhej t’ia thoshte një gazetar atje, sepse e përdori për Ramën por jo për Berishën.

Për mua qeveria e Ramës është me e korruptuara këto 30 vjet.

Biden e ka trajtuar korrupsion si fenomen që vë ne rrezik sigurinë e shtetit kur goditi Berishën, ndërsa këtë e quan burrë i shquar, kjo gjuhë është e neveritshme.

Ata e dinë shumë mirë sesi është situata, por janë në mes interesat gjeopolitike dhe ekonomike.

Edhe Berisha gjysmën e fjalimit për Blinken e kishte me elozhe… Unë mendoj se duhet një opozitë që t’ia thotë në sy. Nuk ka këtu te ne”, u shpreh Lubonja.

të fundit

Shërbyesja u shpërfytyrua nga qeni i tij, Chris Brown dënohet me gjobë prej 13 milionë dollarësh

Një gjykatë në Los Angeles ka vendosur që këngëtari amerikan Chris Brown mban përgjegjësi për sulmin e qenit të tij…

20 seconds ago

Rita Ora mahnit me fotografi nga pushimet luksoze në Mykonos: Kisha nevojë për një rifreskim shpirtëror

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka tërhequr edhe një herë vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale,…

4 minutes ago

Qytetarët në Podujevë të tronditur pas të shtënave në qendër: Katastrofë, pasha Zotin!

Qytetarët në Podujevë shprehën keqardhje, por edhe indinjatë në lidhje me përleshjen e armatosur në Podujevë, që la katër të…

5 minutes ago

Gianluca di Marzio i kushton një profil Albion Rrahmanit: nga Podujeva te Venezia, sulmuesi kosovar pranë kalimit në Serie A

Venezia po vazhdon të ndërtojë skuadrën për sezonin e ri në Serie A dhe pas disa afrimeve të rëndësishme, klubi…

6 minutes ago

Koçeku reagon pas përplasjes para Kuvendit: Kur shteti mbetet pa argumente, i mbeten vetëm prangat dhe shkopi i gomës

Pas tensioneve që u shënuan sot përpara Kuvendit mes protestuesve, deputetëve dhe forcave të policisë, ka reaguar ish-deputetja e Partisë…

8 minutes ago

Ambasada e SHBA-së në RMV njofton se nga 15 korriku pagesat do të bëhen ekskluzivisht online

Ambasada e SHBA-së në Shkup njoftoi se duke filluar nga 15 korriku 2026, për Shërbimet e Shtetasve Amerikanë (pasaporta dhe…

11 minutes ago