Categories: Uncategorized

Ligji për agjentët e huaj “ndez gjakrat”, plas grushti në parlamentin gjeorgjian (VIDEO)

Diskutimi për një projektvendim të ri, i cili pritet të miratohet në ditët në vijim ka ndezur gjakrat ne parlamentin gjeorgjian.

Përfaqësuesit e partive “Ëndrra e Gjeorgjisë” dhe “Demokracia Gjerogjiane” janë konfliktuar fizikisht me opozitën e vendit.

Në redin e ditës së seancës plenare sot ishte ligji për agjentët e huaj, që mesa duket ka përçarë politikën në Gjeorgji.
Disa deputetë besojnë se ligji e largon vendin nga Bashkimi Evropian.

Videot e transmetuara nga brenda ndërtesës së parlamentit në Tbilisi tregojnë një përleshje të dhunshme midis ligjvënësve , kur kryetari i komitetit të çështjeve ligjore të trupit u shfaq duke goditur kreun e partisë opozitare Lëvizja e Bashkuar Kombëtare, e cila kundërshton ligjin.

Kritikët e ligjit e krahasojnë atë me një ligj rus të vitit 2012 , i cili është zgjeruar në mënyrë të qëndrueshme që atëherë dhe po përdoret për të shtypur shoqërinë civile dhe mediat e pavarura në Rusi. Ata thonë se ligji sinjalizon një zhvendosje drejt totalitarizmit në Gjeorgji.

Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zourabisvili , ka thënë se do të vërë veton ndaj projektligjit i cili, nëse miratohet, do të rrezikonte shpresat e Gjeorgjisë për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian dhe NATO-n.

të fundit

Jozi tregon si qëndron raporti mes tij dhe Loredanës

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Joz Marku, ka vendosur të thyejë heshtjen rreth raportit të tij me Loredanën, një…

24 minutes ago

Rama ndan pamjet: Përfundon segmenti Zgosht-Ura e Çerenecit, investim që lidh zonat malore të Librazhdit me Dibrën

Kryeministri Edi Rama ka ndar pamje nga segmenti i përfunduar Zgosht-Ura e Çerenecit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama…

47 minutes ago

Parashikimi i motit për sot, kthjellime në të gjithë territorin

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, si pasojë…

1 hour ago

Horoskopi 29 qershor, mësoni si do të jetë puna, shëndeti dhe dashuria

Dashi Sot nuk do jetë një ditë ideale për të shprehur dashurinë apo për të vendosur datën e dasmës suaj.…

9 hours ago

Incidentet në Beograd në përfundim të protestës së studentëve, Daçiç: U morën masat për të rikthyer rendin publik!

Policia ka hedhur gaz lotsjellës drejt protestuesve që janë mbledhur përpara një kordoni policor afër Presidencës së Serbisë në mbrëmjen…

10 hours ago

Vendi sot ishte nën “pushtetin” e 47 vatrash zjarri, aktive mbeten vetëm dy

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC ka njoftuar se ditën e sotme prej orës 09.00 deri në orën…

10 hours ago