Categories: Uncategorized

Zbuloni çfarë pëson trupi nëse infektoheni me COVID-19 dhe grip njëkohësisht

Vera përfundoi dhe vjeshta pritet të sjellë sezonin e gripit ndërkohë që jemi të detyruar të mbrohemi nga koronavirusi. Por infektimi i trupit të njeriut me të dy viruset do e shkatërronte sistemin imunitar.

“Ju mund të sëmureni nga gripi dhe COVID-19 në të njëjtën kohë, gjë që mund të jetë katastrofike për sistemin tuaj imunitar”, tha Adrian Burrowes, një mjek familjar në Florida. Ndërsa epidemiologia Seema Yasmin u shpreh se infektimi me njërin virus, mund të na bëjë më të prekshëm ndaj virusit tjetër.

Të lidhura

None found

“Nëse infektoheni nga gripi apo disa viruse të tjera të frymëmarrjes, sistemi juaj imunitar do të dobësohet. Sistemi ynë imunitar do të dobësohet dhe kjo do të ju bëj të pambrojtur ndaj një infektimi të dytë”, tha epidemiologia.

Organi më i prekur nga të dy viruset mbeten mushkëritë që do të dëmtohen më shumë duke shkaktuar pneumoni, lëng në mushkëri ose probleme të organeve të frymëmarrjes. Por ekziston një mënyrë për të kuptuar nëse jeni të infektuar me Covid apo grip, viruse që kanë simptoma shumë të ngjashme.

“Disa njerëz mund të kenë të vjella dhe diarre, megjithëse kjo është më e zakonshme tek fëmijët sesa tek të rriturit,” tha Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në Amerikë, por ndryshe nga gripi, Covid-19 mund të shkaktojë humbje të nuhatjes ose shijes.

Mënyra më e mirë për të zbuluar nëse keni koronavirus apo grip (ose të dyja) është të testoheni. Për këtë CDC ka krijuar një test që zbulon të dy viruset dhe po vazhdon të prodhojë e të shpërndajë këto teste.

të fundit

Vendlindja e Hitlerit merr jetë të re si stacion policie, Austria synon të thyejë mitin nazist

Ndërtesa ku lindi Adolf Hitleri, në qytetin Braunau am Inn pranë kufirit mes Austrisë dhe Gjermanisë, ka nisur zyrtarisht një…

17 seconds ago

Reagon ish-ushtari i UÇK-së: Rama heshti para thirrjes për spastrim etnik të Kosovës

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Meçan Zotaj, ka reaguar ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes…

37 seconds ago

Bayern Munich siguron me kontratë të re talentin kosovar Erblin Osmani

Klubi i madh gjerman, Bayern Munichu ka njoftuar zyrtarisht se ka nënshkruar një kontratë afatgjatë me djaloshin nga Kosova, Erblin…

7 minutes ago

Emina Çunmulaj uron bashkëshortin iranian për ditëlindje: Je bërë versioni më i mirë i vetes

Modelja shqiptare që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Emina Çunmulaj, ka ndarë me ndjekësit një urim…

8 minutes ago

DPHM paralajmëron për mot të lig me stuhi dhe erëra të forta në gjithë Maqedoninë

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) ka lëshuar një alarm për motin, duke paralajmëruar se sot në të gjithë vendin pritet…

12 minutes ago

Ujman, ambasada gjermane shpreh alarm për prishjet: Thirrje për ndalim të menjëhershëm

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka shprehur shqetësim të thellë për rrënimin e shtëpive pranë liqenit të Ujmanit, duke iu…

14 minutes ago