Edhe pse dietologët dhe ekspertët e shëndetit këshillojnë t’u rrini larg ushqimeve me yndyrë dhe t’i gatuani ato me avull, në furrë apo të ziera, e vështirë t’i rezistosh një pjate me patate të skuqura. Por si gjithmonë amvisat se cili është vaji i duhur për t’u përdorur. Dihet që mbreti i tavolinës është vaji i ullirit, por ai humbet vlerat ushqyese në temperaturë të lartë ndaj ngelet të zgjidhni llojet e tjera. Nga të gjithë vajrat që gjenden në treg, më të përdorurat nga amvisat shqiptare janë vaji i misrit dhe vaji i lulediellit, por cilat janë veçoritë e tyre?
Kaloritë
Të dhënat të cilave u referohemi tregojnë se të dy vajrat përmbajnë pothuajse të njëjtën sasi kalorish. Një filxhan çaji me vaj luledielli përmban 1,900 kalori, kjo shifër vlen dhe për vajin e misrit.Në të dyja rastet kaloritë vijnë nga yndyrnat.
Profili i yndyrnave
Yndyrnat tek vaji i lulediellit janë 90% yndyrna të shëndetshme të pangopura dhe 10% yndyrna të ngopura jo të shëndetshme. Yndyrnat tek vaji i misrit janë 85 % yndyrna të shëndetshme të pangopura dhe 15 % yndyrna të ngopura.
Kjo do të thotë se vaji i lulediellit është një zgjedhje pak më e mirë në aspektin shëndetësor.
Dy prej karakteristikave më të rëndësishme të një vaji gatimi janë aroma dhe pika e djegies. Vaji i misrit digjet më shpejt se vaji i lulediellit. Kjo nënkupton se vaji i lulediellit është një zgjedhje më e mirë për gatimet e skuqura me temperaturë të lartë.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…