Categories: Uncategorized

Ushqimet ideale për të pastruar organizmin nga helmet

Ushqimi i shëndetshëm bën që trupi të rigjenerohet dhe të pastrohet. Sinjali liston pesë lloje të ushqimeve të shëndetshme që ju ndihmojnë të pastroni organizmin tuaj.

Rrepa përdoret për trajtimin e anemisë pasi përmban një sasi të madhe hekuri, por është gjithashtu një aleat i mirë në pastrimin e trupit sepse ka veprim të fortë antioksidues.

Brokolli duhet patjetër të bëjë pjesë në dietën tuaj. Pas festave, sigurohuni që të gjeni vend për brokoli në pjatën tuaj. Kjo perime jeshile nga familja e lakrës gjithashtu ka mjaft lëndë ushqyese të dobishme me aktivitet antioksidues. Është një ushqim me kalori të ulët, i pasur me vitamina A, C dhe B6, si dhe me hekur, kalcium dhe magnez. Studime të fundit kanë treguar që brokoli parandalon akumulimin e yndyrës në mëlçi.

Lakra e freskët është një dietë fantastike me vetëm 25 kalori në 100 gram. Është e pasur me vitamina C dhe E, beta-karoten, magnez dhe hekur, ka një efekt të fortë anti-inflamator, nxit tretjen dhe pastron mëlçinë prej toksinës.

Spinaqi mund të neutralizojë toksinat duke i bërë një favor të madh organizmit. Spinaqi konsumohet në mëngjes apo në mbrëmje dhe është bërë një shtesë e preferuar për pije të ndryshme. Mund të bëni edhe supë me spinaq të imët dhe të butë për të rikthyer rezervat e hekurit në trup.

Hudhra është një nga ushqimet më të fuqishme në botë me veti të forta mjekësore. Konsiderohet si një antibiotik natyral për shkak të aktivitetit antibakterial. Hudhra përmban pothuajse njëqind komponime kimike aktive, dhe në mesin e tyre janë disa antioksidues që pastrojnë qelizat e njeriut.

të fundit

Horoskopi 14 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot do të ndiheni më të afërt me partnerin tuaj dhe…

5 hours ago

“Më doli dhelpra përpara”, 45-vjeçarja humb kontrollin e motorit dhe plagoset rëndë në Lushnjë, dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident me pasojë plagosjen e një 45-vjeçareje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Lushnjë. Sipas raportimeve, M.D.,…

5 hours ago

“Nuk u intereson për popullin e Gazës”/ Netanyahu: Vrasja e udhëheqësve të Hamasit do t’i jepte fund luftës

Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se eliminimi i udhëheqësve të Hamasit do t'i jepte fund luftës në Gaza pas…

6 hours ago

I dashuruar kokë e këmbë, Gjiko zbulon si e bëri për vete Elitën: Gjëja më e veçantë, meriton të gjithë botën

I ftuar në episodin e parë të emisionit “S’e Luan Topi” për këtë sezon të ri në Top Channel ka…

6 hours ago

Ronela Hajati pëson ndryshimin drastik në peshë/ Tregon se sa kilogramë ka humbur

Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka habitur ndjekësit e saj me një ndryshim të madh në pamje. Pas shumë vitesh…

6 hours ago

E rëndë në Durrës/ Gjendet pa shenja jete në një taksi 57-vjeçarja kineze

Një 57-vjeçare me origjinë kineze është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Durrësit. Blutë bëjnë me dije se…

7 hours ago