Categories: Uncategorized

Thuaju “jo” takimeve për biznes në kafe

Oferta tradicionale e “kafesë” është njëra prej ofertave më frustrues.

Së pari, duhet ta bëj të qartë se nuk jam kundër njerëzve të cilët takohen për kafe ose ata të cilët pinë kafe.

Problemi im është se e kam mësuar se oferta për të pirë kafe zakonisht do të thotë se dikush dëshiron diçka nga unë. Qoftë kohë, para ose për t’i ndihmuar ata për të bërë një lidhje, oferta për të pirë një kafe gjithmonë ka një motiv prapa saj.

Ju mund të mendoni se unë nuk dua të ndihmoj të tjerët, por çështja e vërtetë janë tjerat mundësi të cilat i kam para meje. Unë jam shumë i zënë, kështu që dedikimi i kohës time në një takim ‘’të shpejtë’’ për kafe nuk ka shumë kuptim.

Pse nuk takohem kurrë me dikë për kafe

Orët e kaluara në zyrë duke bërë biznes nuk janë koha për t’u ulur, relaksuar ose shoqëruar. Unë provoj të jem sa më efikas dhe i suksesshëm që mundem gjatë orarit të punës. Oferta tradicionale e ‘’kafesë’’ në opinionin tim është njëra prej ofertave më frustruese e cila mund të bëhet. Unë rrallë e pranoj ofertën e drekës gjatë orarit të punës. Vetëm merrni në konsideratë sasinë e kohës që merr për të shkuar në një takim për kafe ose për drekë, dhe se sa shumë biznes mund të bëhet në të njëjtën kohë. Pastaj, mendoni për joefikasitetet e përdorimit të asaj kohe për gjëra si bisedat e shkurtra, edhe para se të filloni të flisni për biznes.

Kini një objektiv në mendje

Unë kam objektivin që të provoj dhe të mbaj çdo thirrje telefonike në maksimum pesë minuta. Kur është fjala tek takimet personale, preferoj që ato të mbahen në zyrën time ose të përkojnë me takimet tjera të cilat i kam jashtë zyrës. Edhe atëherë, provoj të mbaj ato takime deri në 20 minuta. Kjo më jep mundësi të pranoj sa më shumë takime ose thirrje që është e mundur. Shumë njerëz bëjnë arsyetimin se ata ‘’po bëjnë biznes’’ dhe pastaj largohen nga zyra për të bërë gjëra të parëndësishme. Mos më keqkuptoni, nuk po ju këshilloj të mos takoni njerëzit personalisht. Po ju them të merrni kontrollin e mundësive të biznesit dhe t’i bëni që ato të vijnë tek ju, ose takoni ata diku ku është e përshtatshme kur jeni jashtë zyrës.

Jo kafe, vetëm punë monotone

Shumica e takimeve për drekë dhe kafe të cilat ndodhin nuk janë asgjë tjetër përpos përdorimit joefikas të kohës. Ju sugjeroj jo vetëm të refuzoni takime të tilla gjatë orarit të punës, por gjithashtu të ndaloni së kërkuari takime për kafe vetëm nëse ato janë shumë të nevojshme. Si të vendosni nëse një takim është i nevojshëm? Shikoni arsyet dhe ndikimet që takimi mund të ketë. Nëse këto peshojnë më shumë se sa të metat e atij takimi, atëherë është e pranueshme ta kërkoni. Sigurohuni të fokusoheni që të bëni efikasitetin një parim kyç dhe ju do të zbuloni se ai fokus do ju ofrojë gjithçka që dëshironi në jetë dhe biznes. (David Meltzer/Entrepreuner)

të fundit

“Nga “Palloshi i gjatë” i Belinda Ballukut, tek “Kapo” i Ergys Agasit”, Bardhi publikon pjesë nga dosja e AKSHI-t: Rama ka rënë në rrjetë

Gazment Bardhi publikon pjesë nga dosja e AKSHI-t: Nga “Palloshi i gjatë” i Belinda Ballukut, tek “Kapo” i Ergys Agasit!…

29 minutes ago

Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut në këshillin e mandateve, Rama: Nuk e shqyrtojmë pa folur më parë Kushtetuesja

Në episodin e kësaj të diele në ‘Flasim’, Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu kritikat për drejtësinë shqiptare. Rama përmendi…

2 hours ago

“Eh mor Llapa, të thashë të mos e publikoje”, aktori i njohur Viktor Zhusti përplaset me Adriatik Lapajn: As më shkon ndërmend të të përkrah ty

Aktori i njohur Viktor Zhusti ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas publikimit të një fotografie me kreun e lëvizjes…

2 hours ago

VIDEO/ Deklarata e Luiz Ejlli për Kiarën: Bëra atë që do të bënte çdo burrë për nënën e fëmijës së tij

Vetëm disa orë pas prime-t të parë të Big Brother VIP 5 ka startuar gjithashtu edhe Big Brother VIP Fan…

2 hours ago

Puthja e papritur mes Marsielës me Bledi Manen, konkurrentja e ‘Për’puthen’: Dua t’i lë shenjë…

Një ngjarje e papritur ka ndodhur në episodin e sotme të ‘Trotuar’ pjesë e ‘E Diell’, ku Bledi Mane është…

2 hours ago

Baldushk, hapet tregu i shpendëve, tradita e fundvitit që mbledh qytetarët e Tiranës

Ashtu si e do tradita, edhe këtë vit u hap Tregu i Shpendëve në Baldushk, i cili prej vitesh është…

2 hours ago