Zona rreth syve vishet nga lëkura më e hollë dhe më delikate e trupit, e si pasojë rrudhat e para shfaqen pikërisht në këtë pjesë të lëkurës. Mimikat e fytyrës, mungesa e gjumit, rrezet e diellit përshpejtojnë shfaqjen e rrudhave, por Living më poshtë do të rendisë jo vetëm përbërësit që zbehin pamjen e rrudhave, por dhe një serum të përgatitur në kushte shtëpie. RUAJENI këtë recete qe ta keni gjithmonë
1.Kastraveci është i pasur me tiaminë, riboflavin, niacin, vitamina B që jo vetëm hidratojnë lëkurë por dhe e qetëson dhe e pastron në thellësi.
None found
2. E bardha e vezës ka efekt lifting dhe aplikimi i saj në fytyre redukton në kohë dhe sheshon rrudhat e reja
3. Vaji i kokosit është i pasur në vitaminë E, shumë e rëndësishme për shëndetin e lëkurës. Lyeni pak zonën rreth syve në mbrëmje e në mëngjes do të shihni që çehrja juaj do të jetë më e gjallë.
4. Acidi glikolik i gjendur në qumësht ndihmon në riparimin e lëkurës dhe promovon prodhimin e kolagjenit.
5. Kos dhe mjaltë: Kjo maskë jo vetëm rregullon teksturën e lëkurës, por eliminon qelizat e vdekura dhe e hidraton në nivel qelizor.
Përbërësit: 50ml vaj argani, 5 kapsula vitaminë E
Shtypini kapsulat e vitaminës E dhe shtoni vajin e arganit derisa të krijohet një masë e njëtrajtshme.
Me ndihmën e një kunje pambuku aplikoni pak nga kjo masa në zonën ku keni rrudha për 10-15 minuta. Përdorimi i rregullt çdo mbrëmje do të japë rezultate të menjëhershme. Provojeni.
Mbrëmjen e djeshme, Monika Kryemadhi, ishte e ftuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus. Kryemadhi foli për…
Mëngjesin e sotëm, përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama, ka ndarë një mesazh ku ka njoftuar për…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do shitet me…
Në orët e para të mëngjesit të 27 nëntorit, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Buxhetin e vitit 2027 me një…
Presionet më të larta nga mungesa e krahut të punës, pensionet e pamjaftueshme për të përballuar koston e jetesës dhe…
Ditën e sotme, Shqipëria do të përfshihet nga moti i paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të…