Categories: Uncategorized

Të tejngopur nga mishi dhe bakllavaja, këto supa ju lehtësojnë stomakun

Edhe pse kemi hyrë zyrtarisht në muajin e parë të vitit, e festat i lamë pas, nuk mund të mos ndjejmë atmosferën e këtyre të fundit. Mjafton t’i hedhim një sy frigoriferit dhe do vëmë re sasinë e ushqimeve të mbetura. Mish, peshk, bakllava, sërish mish apo qofte, me pak fjalë ushqime që ju shtojnë ndjesinë e fryrjes. Për këtë arsye ka gjithmonë vend për supat e shëndetshme. Supat detoks janë shumë të thjeshta në përgatitje, të shëndetshme dhe mbi të gjitha ideale për të pastruar organizmin nga toksina.

1. Supë me mollë dhe selino : Një mollë në ditë mban doktorin larg për një vit, por një supë me mollë dhe selino do t’ju ndihmojë të tresni yndyrën e gjithë vitit. Për të bërë këtë supë ju duhen 300 gr patate të ëmbla, 150 gr selino, lëng perimesh i parapërgatitur, dy mollë të kuqe, vaj ulliri, kripë dhe kos. Në një enë kaloni pak në skuqje patatet e ëmbla dhe selinon, më pas shtoni lëngun e perimeve dhe lërini të zihen. Merrni mollët dhe kalojini në furrë për disa minuta derisa të zbuten dhe më pas në frulator. Shtoni po ashtu edhe selinon dhe patatet derisa masa të lidhet. Rregulloni sasinë e kripës dhe vajit të ullirit dhe shtoni kos sipas dëshirës.

Të lidhura

None found

2. Supë me mollë, finok dhe panxhar : Mesa duket molla është një përbërës shumë i shëndetshëm në shumë receta supash. Para se të bëni këtë supë, duhet të zieni të panxharin, finokun dhe rrepat e kuqe veçmas. Më pas hidhini në një enë qelqi dhe vazhdoni shtypjen e tyre në formë pureje. Shtoni vaj ulliri, kripë, majdanoz dhe pure molle. Përveç shijes së mirë, do të kënaqeni edhe me aromën dhe ngjyrat e kësaj supe.

3. Supë me karrota dhe xhinxher : Supa me karrota dhe xhinxher është një ndër supat më të shëndetshme që mund të provoni. Këta dy përbërës ju ndihmojnë të forconi sistemin imunitar. Fillimisht lani karrotat dhe thajini me letër kuzhine. Grijini në rende dhe vendoseni të zihen në zjarr të avashtë me pak vaj ulliri . Hidhini masës kripën e mjaftueshme dhe një degëz trumzë. Sipër grini xhinxherin dhe pasi të jenë të zier plotësisht kalojini në frulator. Sipas dëshirës mund t’u shtoni bajame të pjekura dhe karafil.

të fundit

Ish- zv.ministrja Irena Beqiraj: Apartamenti u bë më fitimprurës se fabrika, qeveritë e Ramës gjithmonë kanë dështuar! Në vend të një modeli tjetër ekonomik, taksojnë pasojat

nga Irena Beqiraj Kur apartamenti bëhet më i leverdishëm se fabrika, qeveria e gjen zgjidhjen tek taksa ! Debati për…

1 minute ago

Chivu merr përgjegjësi pas disfatës në derbin ndaj Milanit

Trajneri i Interit, Cristian Chivu, ka pranuar se skuadra e tij nuk u paraqit me mentalitetin e duhur në derbin…

2 minutes ago

Fifth consecutive protest in Pristina calls for justice for Arlinda Zekaj

Për të pestën ditë më radhë, sërish sot do të protestohet në Prishtinë, në kërkim të drejtësisë për vrasjen e…

7 minutes ago

List of Serbian paramilitaries suspected of crimes in Kosovo

Në nëntor 1999, në Kishnicë afër Prishtinës, në shtëpinë e Sabit Krasniqit, u gjet një listë me 20 emra të…

7 minutes ago

Kosovo’s capital investments reach just 30% of the planned budget

Gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2026, Qeveria e Kosovës ka shpenzuar vetëm 225.5 milionë euro nga 750.9 milionë euro buxhet…

8 minutes ago

Vučić’s defeat does not guarantee change in Serbia, Bosch says nationalism could prevail and affect Kosovo

Zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi kanë shënuar një kthesë të rëndësishme politike, pasi lista e mbështetur nga lëvizja…

8 minutes ago