Categories: Uncategorized

Sipas shkencës, ky është pozicioni ideal i gjumit

Edhe pse ka mendime pro dhe kundër për çdo pozicion gjumi, është një mënyrë që mjekët e theksojnë si më të mirën. Fjetja me shpinë është parë si një nga mënyrat më të shëndetshme për trupin. Në fakt, të gjithë e kanë nisur gjumin me shpinë, që kur kanë qenë bebe, kështu që pse të mos e praktikosh edhe në moshë të rritur?

Arsyeja pse mjekët rekomandojnë këtë pozicion, në krahasim me çdo pozicion tjetër (përmbys, majtas apo djathtas) është për shkak se ky lloj pozicioni ka më shumë të mira se të këqija. Të gjithë ata që flenë me shpinë kanë më pak dhimbje qafe dhe dhimbje shpine, sepse trupat e tyre qëndrojnë në një pozicion neutral gjatë gjithë natës.

Po ashtu, fjetja me shpinë këshillohet edhe për shkak se parandalon rrudhat. Ky është i vetmi pozicion në të cilin fytyra nuk sforcohet gjatë natës. Një arsye tjetër është edhe takikardia.

Nëse fle me shpinë, rrahjet e zemrës janë normale, sepse mbi të nuk ushtron presion ashtu siç ndodh kur fle përmbys.
Doktorët këshillojnë se mënyra më e mirë për të fjetur me shpinë është një jastëk i fryrë, në mënyrë që ta mbash kokën të mbështetur, por është mirë që jastëku të mos jetë shumë i lartë.

Nëse fle me kokën lart, eliminon edhe problemet e stomakut me acidet.

Nuk duhet harruar, sipas mjekëve, që ky pozicion rrit shanset për të gjithë ata që gërhasin, megjithatë ky është i vetmi argument kundër.

Përpiqu ta mësosh veten në këtë pozicion dhe kupto nëse trupi do të ndihet ndryshe.

të fundit

Skandalet dhe aferat e Ballukut/ BE ndëshkon qeverinë e Edi Ramës. E skualifikon nga…

Qeveria shqiptare është skualifikuar nga Ministeriali i Energjisë së BE-së. Në një vendim të datës 18 dhjetor, ky ministral ka…

14 minutes ago

Ndarja nga jeta e vokalistit të grupit legjendar “Ilirët”, Policia e Kosovës jep detaje për gjetjen e trupit të pajetë të Shemsi Krasniqit

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me ndarjen nga jeta të Shemsi Krasniqit, i njohur si “Shemi”, vokalisti i…

21 minutes ago

Përjashtimi i 29 deputetëve të PD-së/ Mblidhet sot Sekretariati i Etikës

Mëngjesin e kësaj të marte në orën 10:00, Sekretariati i Etikës, do të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën e Partisë…

29 minutes ago

Korrupsioni në Maqedoninë e Veriut: Skandalet milionëshe që tronditën shtetin

Biznesmenët Asmir Jahoski dhe Ratko Kapushevski u arrestuan, ndersa zyra e ish-drejtorit të Shërbimit për Çështje të Përgjithshme dhe të…

49 minutes ago

Pranojeni ose do të arrestoheni/ Trump me program të ri, ofron 3,000 dollarë për emigrantët që vetëdeportohen

Administrata e Presidentit Donald Trump, ka njoftuar një program të ri që u ofron migrantëve pa dokumente deri në 3,000…

1 hour ago

Siguria e furnizimit me energji, raporti: Shqipëria nuk ka ende një plan përgatitjeje

Shqipëria nuk ka ende një plan gatishmërie, për të garantuar sigurinë energjetike sipas parimeve që përcaktojnë direktivat e Bashkimit Europian.…

2 hours ago