Categories: Uncategorized

Si t’i trajtoni në kushte shtëpie infeksionet vaginale mykotike

Infeksionet vaginale mykotike ndryshe njihen edhe si vaginiti vulvular dhe shkaktohen nga Candida albicans që është vlerësuar të shkaktojnë rreth 92% të të gjitha infeksioneve mykotike. Candida hyn në familjen e kërpudhave dytrajtëshe pasi rritet në dy forma, si kërpudhë dhe si myk.

Myku gjendet natyrisht në çdo pjesë të trupit, sidomos në zonat e lagështa dhe të ngrohta të trupit. Vagina ruan një mjedis të balancuar midis mykut dhe bakterieve e shumë mikroorganizmave të tjerë që gjenden aty. Një bakterie e quajtur laktobacili është përgjegjëse për prodhimin e një acidi që ndalon rritjen e jashtëzakonshme (mbi normale) të mykut.

Të lidhura

None found

Megjithatë, kjo përzierje e balancur mikroorganizmash në vaginë, ndonjëherë ndërpritet dhe myku rritet mbi nivelet normale duke rezultuar në kruarje, derdhje vaginale, lëkurë të irrituar, skuqje të vulvës, dhimbje dhe djegie sidomos gjatë urinimit si edhe simptoma të tjera që ndryshojnë nga një femër tek tjetra.

Disa faktorë e rrisin rrezikun për infeksione mykotike siç janë: përdorimi i antibiotikëve, nivele të larta estrogjeni, nëse keni sistem mbrojtje të dobët, diabet të pakontrolluar, shtatzënia, aktiviteti seksual (edhe pse infeksionet mykotike nuk klasifikohen si infeksione të transmetueshme seksualisht, nëse partneri ka infeksion ju mund të merrni myk nga partneri dhe kjo ndërpret ekuilibrin vaginal të mykut dhe rezulton në infeksion më vonë).

Si t’i trajtosh?

Ekzistojnë trajtime të ndryshme për infeksionet mykotike, të cilat varen nga avancimi dhe ashpërsia e infeksionit. Nëse keni infeksion mykotik të thjeshtë me simptoma të lehta, doktori mund t’ju japë ilaçe antimykotike të cilat variojnë nga 1-7 ditë.
Ilaçet që trajtojnë infeksionet mykotike janë clotrimazole, butoconazole, miconazole dhe terconazole. Disa nga këto ilaçe mund të blihen pa recetë doktori, kurse disa të tjera merren vetëm me recetë.

Një tjetër mënyrë trajtimi për infeksionet mykotike të pakomplikuara është një mjekim që merret si një dozë e vetme nga goja.

Diflucan është një ndër ilaçet më të përdorura në këtë mënyrë dhe hyn në familjen e flukonazoleve. Ky ilaç mund të përdoret edhe në rastet kur infeksioni është më i ashpër dhe i komplikuar; rekomandohet të merret 2-3 herë me nga 3 ditë në mes. Në rastet kur simptomat janë më të komplikuara dhe të ashpra, disa ilaçe të tjera janë më efektive.

Doktori mund t’ju përshkruajë një regjiment prej 7-14 ditë trajtimi me azole të cilat largojnë infeksionin mykotik. Këto ilaçe janë në formën e hapave, krem vaginal ose pomadë, ose supozitor (ilaç i ngurtë që vendoset brenda vaginës ku shkrihet dhe lufton infeksionet).

Përveç këtyre mjekimeve, po kryhen studime për të vërtetuar përdorimin mjekësor të disa mjekimeve alternative si acidi borik dhe kosi. Acidi borik është një ilaç që merret vetëm me recetë dhe vendoset brenda vaginës. Rezultatet e disa studimeve kanë zbuluar se acidi borik mund të kurojë disa forma të rralla të Candidës, të cilat i rezistojnë ilaçeve azole.

Kosi është një tjetër alternativë që po testohet për kurimin e infeksioneve mykotike. Femrat e përfshira në këto studime kanë raportuar se ngrënia apo aplikimi i kosit në vaginë ua ka lehtësuar ashpërsinë e simptomave.

Këto studime kanë treguar se kosi mund të jetë edhe më efektiv se disa ilaçe antimykotike si clotrimazole dhe placebo, por këto studime përfshijnë një numër të vogël femrash dhe vërtetësia e këtyre studimeve është në shqyrtim e sipër.

Parandalimi

Edhe pse infeksionet mykotike janë shumë të përhapura, ka disa mënyra të thjeshta të cilat ndihmojnë parandalimin e tyre. Dieta është shumë e rëndësishme, rekomandohet një dietë e pasur me fruta, perime, prodhime të payndyrshme të qumështit dhe drithëra. Kontrollimi i nivelit të sheqerit në gjak dhe mënjanimi i përdorimit të antibiotikëve të panevojshëm mund të parandalojë infeksionet mykotike. Veshja e duhur gjithashtu zvogëlon rrezikun për infeksione mykotike, rekomandohet veshja e pantallonave të gjera, fund dhe të brendshme pambuku.

Shmangni banjot e nxehta dhe rrobat e lagura, ndërroni kostumin e banjos dhe rrobat e stërvitjes pas këtyre aktiviteteve. Gjatë ciklit menstrual ndryshoni tamponin shpesh. Reduktoni përdorimin e produkteve të ndryshme (aromatike) gjatë dushit pasi këto ndikojnë tek ekuilibri vaginal dhe mund të rezultojnë në infeksioni mykotike.

Infeksionet vaginale shfaqen me simptoma shumë të ngjashme, por shkaktohen nga mikroorganizma të ndryshëm dhe për këtë arsye trajtimi i tyre ndryshon. Është shumë e lehtë të identifikosh një infeksion vaginal për një tjetër, prandaj është shumë e rëndësishme që të konsultoheni me një doktor përpara përdorimit të ndonjë ilaçi.

të fundit

Prishtina triumfon në transfertë ndaj Vushtrrisë dhe thellon shkëputjen në krye

Prishtina i ka marrë pikët e plota në udhëtim te Vushtrria, në kuadër të xhiros së 13-të në Superligën e…

56 seconds ago

Sulmet ruse ndaj ekonomisë ukrainase shtohen përpara bisedimeve të paqes

Rusia po godet sistematikisht ekonominë e Ukrainës me sulme ndaj centraleve elektrike, fabrikave, porteve dhe hekurudhave. [...]Read More...

1 minute ago

Itali/ Goditet organizata kriminale shqiptare, dyshohet për trafikimin e 240 kg lëndë narkotike dhe pastrami i 14 milionë eurove

Në kuadër të një operacioni të gjerë antimafia, një organizatë kriminale, e përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë dhe e dyshuar…

7 minutes ago

Arrest of Dutch journalist who exposed “Albanian Files” prompts Berisha reaction: I demand his immediate release, no one must harm him

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të gazetarit holandez Vincent van Gerven Oei, i cili,…

9 minutes ago

TikTok faces EU warning: “For You” algorithm could harm mental health

Efekti i “Rabbit Hole”- i humbjes në spiralen e informacionit po çon në një përplasje të re mes BE-së dhe…

10 minutes ago

Zemaj demands proof for Kurti’s statement: Show us at least 17 of the 171 returning doctors

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Albin…

10 minutes ago