Categories: Uncategorized

Si t’i ndihmoni fëmijët të mësohen me mbajtjen e maskës në shkollë?

Nxënësit, sapo të kthehen në shkolla, janë të detyruar të mbajnë maska. Kjo do të jetë një sfidë e vërtetë. Shkollat do të kenë të përcaktuara një sërë rregullash dhe protokollesh, por nxënësit duhet të kenë të qartë mënyrën si duhet t’i zbatojnë ato.

Nxënësit, sapo të kthehen në shkolla janë të detyruar të mbajnë maska. Kjo do të jetë një sfidë e vërtetë, pasi duhet t’i mbajnë për një kohë të gjatë. Shkollat do të kenë të përcaktuara një sërë rregullash dhe protokollesh, por nxënësit duhet të kenë të qartë mënyrën si duhet t’i zbatojnë ato.

Parashikohet një sezon shkollor plot pasiguri dhe frikëra, ndaj do të jetë veçanërisht e rëndësishme që arsimtarët të ndajnë ndjenjat e tyre kur veshin maska në javët e para të shkollës. Kur ndajmë dobësitë, shqetësimet dhe pyetjet tona bëhemi më të kuptueshëm për të tjerët.

Rutina të reja: Mësuesit duhet të krijojnë qëllimisht rutina të reja, për të lehtësuar çdo ankth dhe shqetësim. Rutina e re do të përfshijë vizatimin dhe krijimin e një ditari për secilin nxënës.

Lidhjet me prindërit: Një letër për prindërit që përshkruan procedurat dhe rutinat e klasës do të lehtësojë ankthin e tyre dhe atë të fëmijëve të tyre. Mësuesit gjithashtu mund ta përdorin këtë letër për të ftuar prindërit të ndajnë sfidat dhe gëzimet që fëmijët e tyre kanë përjetuar gjatë disa muajve të fundit.

Ja disa nga pyetjet:

– Cilat janë dy ose tre mënyrat më të mira që shërbejnë për të krijuar një përvojë pozitive për fëmijën tuaj?

– Cilat janë kujtimet e preferuara të tyre. Çfarë e bën të qeshë?

– Si mund të punojmë së bashku këtë vit? A ka ndonjë gjë që dëshironi të mësoni ose të ndani me klasën tonë këtë vit?

– A ka ndonjë ndryshim në shtëpi që do të ishte e dobishme për mua ta di?

Pyetjet e takimit në mëngjes: Këto janë disa pyetje që mësuesit mund t’i përdorin në javën e parë, në mënyrë që nxënësit të mësohen me maskat.

Si na mbron një maskë?

A dini ndonjë superhero që vesh maskë?

Cilat ngjyra, forma dhe dizajne dëshironi në maskën tuaj?

Temat sipas javëve: Javët e para të shkollës do të jenë të vështira, ndaj duhet krijuar çdo javë nga një temë, në mënyrë që të fokusoheni; java e ngjyrave të preferuara, java e kafshëve, java e traditës së preferuar, java e artistëve, java e muzikës, etj. Këto janë disa nga sugjerimet.

Praktika e leximit të emocioneve: Ne jemi të aftë të lexojmë shprehjet e fytyrës. Mësuesit mund të kalojnë disa minuta në ditë duke e praktikuar këtë. Krijoni një lojë, ku nxënësi duhet të përjetojë diçka dhe ta shprehë përmes syve dhe nxënësit e tjerë ta përshkruajnë këtë ndjesi, pavarësisht se me maskë. Sytë flasin, apo jo?

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

7 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

7 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

7 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

8 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

8 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

9 hours ago