Përveç rënies së flokëve, vjeshta është një sezon i ndërlikuar edhe për ata që vuajnë nga lëkura e thatë. Mendohet se lëkura “vuan” vetëm gjatë verës apo kur është ftohtë shumë, por në të vërtetë ajo ka nevojë për më shumë vëmendje gjatë gjithë vitit. Edhe në periudhën e vjeshtës ka disa shkaqe që mund ta thajnë lëkurën, por ka gjithashtu disa mjete natyrore të dobishme për të rivendosur ekuilibrin e humbur, sipas Greenstyle.
Ushqimi dhe pijet janë disa nga zgjidhjet e mundshme për lëkurën e thatë në vjeshtë. Duke filluar me çajin jeshil, një ilaç natyral shumë efektiv gjithashtu për të luftuar plakjen dhe për të stimuluar metabolizmin. Ai gjithashtu vepron si një detoksifikues dhe si një ndihmë për të mbajtur nën kontroll nivelet e insulinës.
Speci i kuq siguron vitamina dhe karotenoide të dobishme për riparimin e indeve epiteliale, por është e rëndësishme të konsumohet dhe selino pasi ndihmon për riaktivizimin e mikro-qarkullimit. Dhe konsumimi i disa copave çokollatë, mundësisht të zezë, ndihmon lëkurën të rikthehet në formë. Vaji ekstra i virgjër është i dobishëm gjithashtu si një ilaç natyral për përdorim të jashtëm.
Mund të aplikohet pas dushit, duke e lënë për disa minuta në fytyrë dhe duke e mbuluar me një leckë të lagur me ujë të ngrohtë. Mjalti është gjithashtu shumë i dobishëm. Mund të përdoret i papërpunuar si eksfoliant duke shtuar pak sheqe dhe kripë. Një lugë mjaltë e kombinuar me kos dhe disa pika vaj esencial livando është një recetë e mundshme për të bërë një krem hidratues DIY.
Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…
Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…
Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…
Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…
Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…
Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…