Categories: Uncategorized

Si të kombinoni mermerin në ambientet e brendshme

Me kalimin e viteve apo stinëve, ndryshojnë dhe trendet. Me veshjet e kemi më të lehtë, por kur trajtojmë ambientin e shtëpisë, është e rëndësishme që të gjejmë aksesorë apo ngjyra që t’i rezistojnë kohës. Një nga trendet më elegante, që duket se do të qëndrojë për një kohë të gjatë, është metoda marble, e cila në dukje ngjason me mermerin.

Kur mendon për mermerin, të vijnë ndër mend kolonat apo statujat e periudhës së Rilindjes, me dimensione të mëdha, pothuajse epike. Por, “dizajni i rrjedhshëm” ka gërshetuar Rilindjen me modernen në botën e arredimit të brendshëm: një gur që pëson ndryshime, një luks që mund t’i shtojë dritë ambienteve dhe vetë objekteve.

Me përdorimin e metodës marble ose “pikturës së rrjedhshme” dhe me bindjen se ajo ndryshon tërësisht hapësirat, kuptohet qartë dhe dashuria e romakëve për këtë teksturë kaq të mrekullueshme dhe delikate.

Nuk është e nevojshme ta dekoroni shtëpinë nga e para, thjesht disa aksesorë ose orendi të reja mund të freskojnë dhe rinojnë çdo hapësirë. Nuk është nevoja as të përdorni patjetër gurin e mermerit, sepse metoda marble realizohet edhe me materiale të tjera, si bojëra akriliku apo rezinë.

Themi shpesh se detajet kanë më shumë impakt në jetë ose bëjnë diferencën. Një tabaka në dukje mermeri, por në të vërtetë prej boje e rezine, mund ta bëni më lehtë tuajën, por është edhe një mundësi praktike. Tabakatë mund të vendosen kudo, nga kuzhina e deri në zonën e natës.

Pavarësisht se ku i vendosni, ato ofrojnë një pamje të pastër dhe të ftohtë, duke ju ndihmuar edhe në organizim. Aksesorët marble mund të veshin me elegancë edhe kuzhinat më të vjetra, apo dhe faqe muri. Një nga cilësitë më fantastike të kësaj metode është aftësia që ka për t’u përshtatur ose për të qenë e gjithanshme.

Një orendi me këtë teksturë duket elegante dhe shik pranë një koleksioni bakri, një sobe prej çeliku si ato të viteve ’90, një divani me ngjyrë të theksuar apo një vazoje me lule. Nëse orenditë e vogla nuk ju duken të mjaftueshme, një tavolinë kafeje mund të jetë mobilja e duhur.

Në vend që të lodhemi duke kërkuar atë artikull arredimi që do të bëjë ndryshimin, tavolina me dukjen marble do t’i rezistojë kohës dhe do të përshtatet kudo. Një tavolinë e tillë, do të duket elitare dhe njëkohësisht minimaliste, edhe nëse vendosim ta ndryshojmë ambientin përreth. Nëse deri tani keni menduar se kjo metodë mund të duket e rëndë ose e tepërt, sidomos për dekorimin e ambienteve të brendshme, ka ardhur koha të ndryshoni mendim. Metoda marble është delikate, me shije dhe do t’i rezistojë gjatë kohës.

të fundit

Thika e goditi afër zemrës, 27-vjeçari nga Korça niset me urgjencë drejt Traumës në kryeqytet

27-vjeçari Ari Kodra, i cili mbeti i plagosur me thikë pasditen e sotme në Korçë nga Aleks Qiqi, është dërguar…

24 minutes ago

Alaska 2025/ Konfirmohet përbërja e delegacionit amerikan dhe atij rus

Presidenti i ShBA, Donald Trump dhe ai rus, Vladimir Putin, pritet të vazhdojnë bisedimet me qëllimin kryesor për të diskutuar…

44 minutes ago

Pa zbritur mirë në Alaskë, gazetarët në “sulm” ndaj Putinit: “A do t’i ndaloni vrasjet e civilëve?”- Presidenti rus “përgjigjet” duke…

Në një moment gjatë takimit me Donald Trump në Alaska, presidenti rus Vladimir Putin u pyet nga gazetarët nëse do…

1 hour ago

“Në kërkim të paqes”, brenda sallës ku po takohen Trump e Putin

Një foto ka zbuluar detaje të reja nga vendi se ku do të mbahet takimi me presidentëve të SHBA, Donald…

1 hour ago

FOTO/ Trump pret Putin, dy liderët të buzëqeshur shtrëngojnë duart në Alaska

Ppresidenti amerikan Donald Trump ka pritur presidentin rus, Vladimir Putin, në një takim të veçantë në Alaska. Fotot nga tregojnë…

2 hours ago

Gati për takimin e shumëpritur, Trump zbarkon i pari në Alaskë

Tapeti i kuq është shtruar mes avionëve ushtarakë, duke krijuar një atmosferë solemne për pritjen e Vladimir Putinit dhe Donald…

2 hours ago