Nëse jeni të shqetësuar për mundësinë se mund të infektoheni përmes sipërfaqeve që prekni, nuk jeni të vetmit. Studime të hershme kanë treguar se koronavirusi është në gjendje të mbijetojë në disa sipërfaqe – përfshirë edhe telefonin – për nëntë ditë ose më shumë. Megjithatë nuk ka prova të mjaftueshme për të vërtetuar se koronavirusi ka aftësinë për të infektuar pas kësaj kohe, por sidoqoftë ekrani i telefonit mund ta transferojë në gishta dhe fytyrë.
Përpos kësaj, në ekran mund të gjenden baktere si edhe papastëri si p.sh. pluhur dhe makeup. Për të shmangur çdo infeksion të mundshëm, këshillohet dezinfektimi i ekranit, por duhet patur kujdes që të mos dëmtohet.
Si fillim, kini parasysh që të mos përdori ~kurrë~ pastrues makeup-i për të larguar papastërtitë e grimit. Kurrë! Përpos kësaj, nuk duhet të përdorni alkool drejpërdrejt në sipërfaqe, sepse një veprim i tillë mund ta zhveshë ekranin nga shtresat oleofobike dhe hidrofobike, që sigurojnë që uji dhe vaji të mos dëmtojë telefonin.
Disa faqe në internet sugjerojnë krijimin e një përzierje me bazë uji dhe alkooli, por gjithsesi nuk është zgjedhje e mirë. Zgjedhja më e mirë është pastrimi i ekranit me peceta të lagura dezinfektuese. Ato përmbajnë zakonisht 70% alkool. Më parë, nuk këshillohej përdorimi i pecetave të laguara dezinfektuese, por Apple dhe Samsung kanë konfirmuar se nuk përbën rrezik për ekranin.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…