Categories: Uncategorized

Si të dalësh nga karantina pa shtuar peshë

Përveç panikut nga koronavirusi, makthi i dytë më i madh i njerëzve janë kilogramët pasi karantinimi të ketë përfunduar. Njerëzit që ditën e parë të vetë izolimit ia nisëm të ankoheshin njëzëri duke thënë se “s’pushojnë dot së ngrëni”.

Qëndrimi i gjatë pranë frigoriferit, mërzitja e gjithë pasojat e tjera duket sikur përballohen më lehtë me ushqim.

Ekspertët nutricionistë, thonë se kjo uri situacionale e krijuar nga stresi bën sens.

Sipas tyre kjo është një lloj urie emocionale dhe i bën njerëzit të ndihen më të qetë dhe i shpëton përkohësisht nga mërzia teksa përballojnë izolimin.

Por çfarë duhet bërë për të mos shtuar në peshë?

Ekspertët thonë se duhet të krijoni një lloj strukture në të ngrënë. Planifikoni me saktësi orët kur do të hani, ushqimet dhe porcionet. Sigurohuni të kalojë kohë mjaftueshëm nga vakti në vakt që ushqimi të tretet mirë.

Hani sa më shumë perime të jetë e mundur. Edhe nëse e kaloni masën në lidhje me sasinë, të paktën do ndiheni mirë duke ditur që keni ngrënë ushqime të shëndetshme.

Hani gjithnjë në pjata të vogla, kështu do ta frenoni veten dhe do të çoheni nga tryeza të pangopur.

Pas vaktit, lini vend për një “ëmbëlsirë” të shëndetshme-mos u keqkuptoni sepse e kemi fjalën për një ëmbëlsirë psikologjike, jo nga ato me kalori. Pasi të keni mbaruar, prisni 20 minuta dhe merruni me diçka tjetër. Meditoni, lani enët, apo flisni në telefon.

Nëse akoma ndiheni të uritur edhe pas 20 minutash, mund të ngacmoni diçka tjetër, por zakonisht pas kaq kohësh trupi kupton se është mjaftueshëm i furnizuar me ushqim.

E kuptojmë që kur bota vuan për letra higjenike, ngushëllimin e gjejmë tek patatinat a çokollatat, por kjo është një luftë mendore kështu që mobilizohuni.

Nëse ndihesh i stresuar, mos shko në kuzhinë, por merr një letër dhe zhgarravite derisa të kalojë.

të fundit

Horoskopi 27 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Edhe pse do mungojë pasioni i zjarrtë gjatë këtij muaji, kjo nuk do të thotë që ju do keni…

5 hours ago

I tha “po” yllit të NFL, zbulohet çmimi marramendës i unazës së fejesës së Taylor Swift

Taylor Swift dhe Travis Kelce i dhanë fund muajve të spekulimeve duke konfirmuar fejesën e tyre me një moment romantik…

6 hours ago

NATO planifikon të rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën: 50 miliardë dollarë deri në fund të vitit

NATO synon të rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën në 50 miliardë dollarë deri në fund të vitit 2025, deklaroi Kryetari…

6 hours ago

Zjarr në një pallat në Lushnje, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në katin e parë të një pallati në qytetin e Lushnjes. Sipas informacioneve…

6 hours ago

Rusia do të tërhiqet zyrtarisht nga traktati i Këshillit të Evropës për parandalimin e torturës

Rusia po planifikon të tërhiqet zyrtarisht nga traktati i Këshillit të Evropës për parandalimin e torturës, sipas një dekreti të…

7 hours ago

Shpërthim tritoli në një banesë në Fushë Kuqe, dyshohet se shënjestra ishte ish-banori i BBV-së, Jozefin Marku

Një shpërthim tritoli është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Gurëz, Fushë Kuqe. Sipas burimeve,…

7 hours ago