Categories: Uncategorized

Si të bëni një gjumë të qetë edhe në netët më të nxehta

Erdhi stina më e dëshiruar e vitit, por… si mund të flini me gjithë këtë vapë? Temperaturat sa vijnë e rriten dhe ndonjëherë ju duket e pamundur se do t’ju zërë gjumi.

Sapo shtriheni në shtrat, ndjeni se po djersiteni, rrotulloheni nga të gjitha anët dhe përfundoni me sytë hapur deri vonë.

Të lidhura

None found

Ne ju sjellim disa truke të vogla se si të gjeni rehat e të pushoni edhe në ditët më të nxehta, ndiqni hap pas hapi këshillat tona e do të na falenderoni!

Mbani parasysh që të keni pirë sasinë e nevojshme të lëngjeve gjatë ditës, që të jeni të hidratuar.

Konsumoni vetëm ushqime të lehta e të freskëta përpara gjumit dhe mundohuni të shmangni kafenë apo alkoolin. Në të kundërt, nëse nuk realizohet procesi i tretjes, do të keni mungesë gjumi.

Vishni pizhama të lehta, nuk është aspak një ide e mirë të flini nudo. Ju këshillojmë një veshje të pambuktë e cila është e butë për lëkurën si dhe ju lejon të merrni frymë lirisht.

Flini në një dhomë me ajër të freskët. Mund të ndizni paraprakisht kondicionerin apo ventilatorin, ose edhe të hapni pak dritaren, por mos e ekzagjeroni derisa t’ju duket se jeni ne Polin e Veriut.

Fikni gjithë pajisjet elektronike. Kjo vlen jo vetëm për të kursyer energji, por edhe për të ulur nxehtësinë në shtëpi.
Mos e teproni me ushtrimet fizike. Sigurisht që stërvitja i bën mirë organizmit në verë, por nuk duhet ta teproni.

Adrenalina e tepërt ju lë pa gjumë. Mundohuni të stërviteni tre orë para gjumit.

Bëj një dush… të ngrohtë. Po, po, të ngrohtë. Ndihmon lëkurën të mos djersisë. Do të flini si një engjëll!

Shpëlahuni me ujë të ngrohtë. Nëse nuk zgjidhni të bëni dushin, atëherë shpëlani me ujë të ngrohtë fytyrën, qafën dhe sqetullat. Këto janë vende delikate të cilat do ju ndihmojnë të ndiheni më të freskët.

Ndiqini këto këshilla përpara gjumit, do të arrini të pushoni dhe të nesërmen do të jeni plot me energji.

të fundit

Energy debate in parliament: Haxhiu warns of bills up to 20 percent higher

Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka kritikuar paralajmërimet e ministres së Ekonomisë Artane Rizvanolli për një dimër të vështirë, duke…

3 minutes ago

Ymeri and Rizvanolli clash in parliament over the energy sector

Gjendja në sektorin e energjisë elektrike, importi i rrymës, menaxhimi i KEK-ut dhe marrëveshja për “Elektroserverin” kanë qenë në qendër…

3 minutes ago

Rizvanolli says Kosovo still has the lowest electricity tariffs in the region

Deputeti i PDK-së Arben Mustafa, gjatë debatit në Kuvend për sektorin e energjetikës, kritikoi Qeverinë për mungesë përgatitjesh për dimër…

3 minutes ago

Two vacancies and five terms nearing their end: how will Constitutional Court judges be chosen?

Përzgjedhja e gjyqtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës po rikthen në vëmendje debatin për pavarësinë e drejtësisë, ndikimin…

3 minutes ago

Heavy rain blocks Qafë Thore-Theth road, with only heavy vehicles able to pass

Reshjet e dendura të shiut dhe kushtet e vështira atmosferike kanë shkaktuar bllokimin e rrugës Qafë Thore-Theth, në vendin e…

4 minutes ago

Gërvalla për dekretimin e Ligjit për Byronë: Pasuria e pajustifikueshme nuk mund të fshihet më pas pushtetit

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka mirëpritur dekretimin e Ligjit për Byronë Shtetërore për Procedurën e Verifikimit dhe…

4 minutes ago