Categories: Uncategorized

Si ta përballoni mungesën e kafesë

Kafeja është një burim energjie për shumë njerëz në botë.

Ka njerëz që nuk e imagjinojnë ditën pa një kafe e ka të tjerë që mund të pijnë mbi 4 filxhanë në ditë.

Në ditë e sotme kemi vënë re të gjithë sa e rrezikshme është varësia ndaj kafesë, sa i shtyn njerëzit të dalin nga karantina për të marrë një kafe por edhe për tu ekspozuar ndaj infeksionit.

Kafeja ka shumë të mira për organizmin, por nëse vuani nga ankthi, sëmundjet e zemrës, diabeti i tipit 2, rrahjet e shpejta të zemrës, që në këtë situatë pandemie janë një fenomen, atëherë përpiquni të shmangni ose ta pini kafenë sa më pak.

Kafeina rrit nivelet e hormonit të stresit

Ekspertët thonë se kafeina rrit nivelet e hormonit të stresit, siç është kortizoli. Ky reagim rrit edhe nivelet e insulinës. Kjo e fundit rrit inflamacionin gjë që ju bën të ndiheni keq.

Për më tepër, kafeina ul ndjeshmërinë ndaj insulinës gjë që vështirëson reagimin qelizor ndaj sheqerit në gjak.

Nivelet e larta të sheqerit në gjak ndikojnë tek enët e gjakut dhe rrisin rrezikun e vdekjes së parakohshme nga sëmundjet kardiovaskulare.

Kafeina dhe kolesteroli

Ndonëse kafeja përmban sasi të lartë antioksidantësh, ajo çliron në sistem disa substanca që kanë lidhje me nivelet e larta të triglicerideve dhe kolesterolit të keq.

Për më tepër, acidet tek kafeina vonojnë përthithjen e glukozës në zorrë e cila rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe mbipeshës.

Si ta përballoni heqjen dorë nga kafeina

Sot më shumë se kurrë duhet të tregojmë kujdes dhe nuk e kemi luksin që të rrezikojmë shëndetin për një filxhan kafeje.

Si fillim, duhet të përpiqemi që të ulim sasinë e kafeinës por jo më shumë se 20 përqind çdo javë.

Nëse deri më tani kemi pirë kafe edhe pasditeve, është koha që të reshtim pas orës 14:00

Mund të përballemii me dhimbje koke, por nëse i trajtojmë si çdo dhimbje koke tjetër do t’i kalojmë shpejt.

Nëse heqim dorë nga kafeja menjëherë, gjërat do të përkeqësohen dhe tani në kohë pandemie nuk mund të kemi probleme të tjera me shëndetin, fizik apo mendor.

Ekspertët rekomandojnë heqjen dorë gradualisht nga kafeina me hapa të ngadaltë por të qëndrueshëm.

Në vend të kafesë mund të pini cajra të ndryshëm, si çaji I zi..

Së fundmi, por jo nga rëndësia, sigurohuni dhe investoni tek përmirësimi i regjimin tuaj ushqimor.

/agroweb/

të fundit

FOTO/ Adrola provokuese, shfaq linjat trupore

Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…

15 minutes ago

‘As serbi nuk do të na e bënte!’, Banorët e Valbonës shpërthejnë në lot teksa IKMT shemb bujtinat: Na p*shkatoni më mirë…

Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…

29 minutes ago

“Shqipëria nuk ndalet”/ Rama jep lajmin: Presidenca Daneze e BE-se na fton të martën të hapim 4 kapituj negociatash

Të martën e 16 shtatorit, Presidenca Daneze e BE-se fton Shqipërinë që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të…

1 hour ago

BIRN: Të punësuarit në shtet shënojnë një rekord tjetër historik për zgjedhje

Në tremujorin e dytë të këtij viti, numri i të punësuarve në administratë dhe sektorin publik arriti në 186 mijë…

1 hour ago

Prej rreth një muaji i zhdukur, gjendet pa shenja jete 44-vjeçari, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Çlirimi” të qytetit të Lushnjës, ku është gjetur i pajetë një shtetas…

2 hours ago

VOTIMI/ OKB mbështet një shtet palestinez, por pa Hamasin! Shqipëria abstenon, SHBA kundër dokumentit në Asamblenë e Përgjithshme

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi të premten për të mbështetur një rezolutë që synon t’i japë frymë të re…

2 hours ago