Categories: Uncategorized

Si ta kuptosh që je e lidhur me një abuzues/e?

Hapi i parë drejt reduktimit të një fenomeni në rritje siç është abuzimi, është të informohemi. Koncepti i abuzimit seksual shpesh kufizohet vetëm në abuzimet e kryera nga të panjohur në ambiente të huaja, por shumë prej nesh ndoshta abuzohen çdo ditë nga partneri/ja dhe nuk e dinë.

Marrëdhënie të dhunshme që përshkallëzojnë deri në abuzim seksual, bëjnë që shpesh viktima të stepet për të denoncuar abuzuesin, qoftë ky i/e dashuri/a, bashkëshorti/ja apo një i panjohur.

Të lidhura

None found

Si të dalloni nëse keni të bëni me një abuzues para se të jetë vonë?! Disa nga shenjat më tipike, janë këto të listuara më poshtë:

1- Janë më shumë se ç’duhet romantikë – por vetëm në fillim ama

Që në fillim romanca është në kulm. Kjo përfshin gjeste të mëdha, dhurata dhe shfaqja e një përkushtimi të tepruar ndaj jush. Kjo nuk është aspak romantike. Por, lidhet me idenë e sëmurë për t’ju zotëruar. Ju jeni çmimi që ai kërkon të arrijë për të kënaqur egon e vet. Meshkujt abuzivë priren drejt angazhimeve serioze që në fillim, duke ju thënë “Të dua”, ju kërkojnë të jetoni bashkë, të bëni fëmijë etj. E gjithë kjo mbaron pas muajit të mjaltit. Vëmendja e tyre ndja jush bie. Bëhen posesivë në një moment, të distancuar në një tjetër. Ai kërkon ta bëjë partneren të varur prej tij.

2- Ata duan kontroll të plotë mbi personat që ju takoni

Një pjesë e kësaj shpjegohet si xhelozi. Bëhen posesivë dhe kërkues. Ata duan të dinë çdo detaj rreth jush. Kjo nënkupton telefonata dhe mesazhe të shpeshta. T’i kërkoni leje para se të takoni dikë. Sipas tyre kjo bëhet për të mirën tuaj, sepse “ata duan t’ju mbrojnë nga bota e egër”.

3- Nuk pëlqejnë familjen dhe miqtë tuaj

Një tjetër shenjë se ai është abuziv vihet në pah kur fillon të kritikojë rrethin tuaj shoqëror. Krijohet një diskutim “ata ose mua”. Pak nga pak fillon t’ju largojë nga të gjithë, derisa të bëhet personi i vetëm me të cilin mund të dilni dhe të bisedoni.

4- Nuk ju lejojnë të keni privatësinë tuaj

Sidomos në rrjetet sociale do të jeni gjatë gjithë kohës nën vëzhgimin e tij. Historia e veprimeve tuaja dhe mesazhet që shkëmbeni do të bëhen targeti i tij kryesor. Ai do ju kërkojë kodin dhe detaje të tjera të adresave tuaja. Kjo sipas tyre është një provë “besimi”. Por, edhe këtë herë, kjo bëhet vetëm për t’ju kontrolluar.

5- Ju quajnë egoiste

Përveçse kontrollojnë shoqërinë tuaj, ata fillojnë të kontrollojnë edhe mënyrën se si ju i shpenzoni paratë. Kjo nuk do të thotë se i duan paratë për vete. Kjo ka të bëjë me vetëbesimin tuaj. Ata do ju kritikojnë se ju i keni shpenzuar paratë për dikë tjetër, përveç atij. Pra, duan t’ju ulin besimin për veten.

6- Ata janë gjithmonë viktima

Ata kurrë nuk e pranojnë se e kanë gabim dhe asnjëherë nuk janë përgjegjës për gjërat e këqija që u ndodhin. Madje edhe për sjelljen e tyre abuzive jua vënë fajin juve. Justifikimet e tipit “E bëj sepse të dua shumë” janë të zakonshme.

/anabelmagazine/

të fundit

Roza Lati zbulon pse refuzoi “Ferma VIP” me të ëmën, vendimi lidhej me Arbana Osmanin

Roza Lati ka zbuluar se ajo dhe nëna e saj, aktorja Rita Lati, kanë refuzuar një ftesë për t’u bërë…

2 minutes ago

Protest continues for 132 days as citizens gather outside the Prime Minister’s Office

Qytetarë dhe aktivistë të shumtë kanë dalë edhe këtë të premte në protestën e radhës e cila hyri në ditën…

2 minutes ago

Preliminary UAE investigation: Suspected FlyDubai pilot planned to crash plane into Tel Aviv airport

Një hetim paraprak në Emiratet e Bashkuara Arabe ka zbuluar se piloti i dyshuar për rrëmbimin e një avioni të…

3 minutes ago

Constitutional Court rejects Salianji’s request against one-year prison sentence: “The battle continues in Strasbourg

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Ervin Salianjit për kundërshtimin ndaj dënimit të tij me 1 vit burg, duke sqaruar…

3 minutes ago

Criminal government”/ Protesters march toward the prime minister’s office on the 121st day of protests

Ka nisur marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë sot në ditën e 121 kundër qeverisë. Protestuesit brohorasin “Nuk shitet Shqipëria, shitet…

4 minutes ago

AA: Albanians will not accept waiting another decade

Aleanca për Shqiptarët thonë se shqiptarët respektojnë identitetin dhe gjuhën maqedonase, mirëpo edhe marrëveshjet ndërkombëtare duhet të zbatohen."Ne shqiptarët gjithmonë…

5 minutes ago