Categories: Uncategorized

Si sillen dhe si mendojnë në një marrëdhënie, sekretet e 12 shenjave të horoskopit

Keni menduar ndonjëherë përse disa marrëdhënie nuk funksionojnë dhe të tjerat shkojnë më së miri? Përse ju shkon mirë me disa shenja ndërsa me të tjera jo? Epo erdhi momenti që të dini çfarë mendojnë shenjat në një marrëdhënie dhe si sillen

Dashi – Problemi i Dashit janë marrëdhëniet afatgjata. Magjepset shpejt pas dikujt dhe po kaq shpejt, e harron. E dini si duhet të jetë dikush që ju ofron të ardhme por zgjidhni gjithmonë dikë të mistershëm që e dini se do t’ua thyejë zemrën.

Të lidhura

None found

Demi – Në mendjen e tij, Demi ka një ideal të marrëdhënies së përsosur, ndaj kur gjërat nuk shkojnë sipas pritshmërive, është gati ta çojë gjithçka në djall. Duhet t’u jepni një mundësi marrëdhënieve.

Binjakët – Ju pëlqen t’u tregoni të tjerëve pjesën tuaj argëtuese, të krisur, por keni probleme kur vjen fjala te shprehja e asaj që ndjeni thellë. Mos kini frikë të hapeni, kur e ndjeni se është e nevojshme.

Gaforrja – Gaforrja është e ndjeshme, plot dashuri, por ka zakonin e keq të të rënit në dashuri me njerëzit krejtësisht të gabuar. Kjo i bën gjërat akoma më të dhimbshme, sepse Gaforrja nuk i përballon mirë ndarjet.

Luani – Luanët e gjejnë sigurinë tek kontrolli. Nëse kuptojnë se janë në një marrëdhënie të vështirë për ta drejtuar, i japin fund. Duhet të mësoni se nuk mund ta kontrolloni ju gjithçka.

Virgjëresha – Si në çdo fushë tjetër të jetës, edhe në dashuri Virgjëresha kërkon përsosmëri, por njeriu i përsosur nuk ekziston. Mundohuni të normalizoni standardet dhe pritshmëritë, jo ta zhdukni dikë menjëherë nga lista vetëm sepse nuk plotëson një pikë të kërkesave.

Peshorja – Peshoret janë nga natyra të pavarur, duan të bëjnë gjithçka që duan të bëjnë. Kjo shpesh u krijon të tjerëve idenë se Peshorja nuk është e interesuar për ta. Tregojuni partnerëve se fakti që doni të jeni të lirë, nuk do të thotë se nuk mendoni edhe për të.

Akrepi – Zakoni i keq i akrepave? E nisin marrëdhënien me shumë intensitet. Nuk duhet ta mbysni partnerin me përjetimet tuaja ‘hiperaktive’. Merreni me ngadalë; gjithçka në kohën e vet.

Shigjetari – Zig zag-et e shigjetarit në dashuri mund ta bëjnë konfuz partnerin. Në një moment, ju pëlqen t’i shkoni pas e në tjetrin, doni që t’ju vijë pas fijes. Mundohuni të krijoni qëndrueshmëri.

Bricjapi – Vështirë që dikush të njohë pjesën tuaj argëtuese, sepse e vishni veten me logjikë. Është diçka e mirë që nuk e lini dikë të hyjë menjëherë në jetën tuaj, por duhet të dini se nuk do t’ju presin përgjithmonë.

Ujori – Ujorët ndihen të sigurt kur nuk krijojnë lidhje emocionale, por kështu humbasin bukurinë e një marrëdhënieje plot emocion. Lëshojeni veten, hapuni dhe lërini të tjerët t’ju hapen.

Peshqit – Peshqit kanë një vizion të madh mbi “të duhurin”. Kanë një ide shumë specifike, idealizojnë partnerin në fillimet por pastaj, përfundojnë duke zgjedhur të gabuarin.

të fundit

Oyarzabal pas triumfit të Spanjës: Jemi të përgatitur për çdo kundërshtar

Mikel Oyarzabal ishte protagonist i madh në fitoren bindëse 3-0 të Spanjës ndaj Austrisë në Kupën e Botës, ku sulmuesi…

6 minutes ago

Endrick tregon lidhjen e veçantë me Neymarin dhe besimin e madh te Ancelotti

Ylli i ri i Brazilit, Endrick, ka zbuluar detaje interesante nga marrëdhënia e tij e ngushtë me Neymarin gjatë Kupës…

55 minutes ago

Manzambi ndez Botërorin me Zvicrën, Freiburg i rrit fort vlerën në treg

Shkëlqimi i Johan Manzambit në Kupën e Botës ka bërë që vlera e tij në treg të rritet ndjeshëm.Talenti 20-vjeçar…

2 hours ago

Unai Simon shkruan histori në Botëror, thyen rekordet e Zengës dhe Casillas

Unai Simon ka hyrë në historinë e Kupës së Botës, duke vendosur një rekord të ri për serinë më të…

2 hours ago

NASA zotohet të çojë një top futbolli në Hënë nëse SHBA fiton Kupën e Botës 2026

Kombëtarja e SHBA-së ka marrë një motivim të pazakontë për vazhdimin e rrugëtimit në Kupën e Botës 2026. Nëse amerikanët…

3 hours ago

Goli, festimi në stilin e LeBron dhe përjashtimi pas VAR-it: Folarin Balogun u bë menjëherë i njohur në SHBA

Folarin Balogun u shndërrua në një nga emrat më të përfolur në SHBA pas fitores 2-0 ndaj Bosnjë-Hercegovinës në Kupën…

3 hours ago