Categories: Uncategorized

Si mund ta përballojmë ndarjen nga një lidhje

Aventura e dashurisë nuk ka qëllime serioze apo tallëse, ajo është një lundrim që të lëkund sa herë që je në udhëtim me të.

Ndjenja e dashurisë ka një koncept të saj që nuk duhet kuptuar, por jetuar bashkë me të.

Të lidhura

None found

Dashuria nuk lëndon, nuk është individualiste/egoiste, posesive, por e pastër, ka ngjyra si ylberi, aty ku gjen veten, por jo të humbasësh veten.

Ndarja është një proces që vjen si qëllim i mosfunksionimit të një ndjenje konstante dhe mungesës jo reciproke ndaj partnereve.

Dashuria përveç ndjesive, ka përgjegjësi për vazhdimësinë e saj jo kuturu, por mbi qëllime përgjatë udhëtimit të dashurisë.

Kjo nuk do të thotë që nuk është e drejtë të përfundojë apo të braktiset, pasi mund të ndodhin shumë situata që nuk mund të varen nga njëri-apo tjetri.

Nuk bie dakord që ndarja të mbartë këto sjellje si ndjenja destruktive, poshtëruese, anomali që të ndjekin përgjatë dhe nuk të lënë mundësi për të tjera ndjenja.

Eksperiencat janë individuale, si e përjeton një nuk e përjeton tjetri, pra është e lidhur me temperamentin e individit.

Qëndrojnë dy aspekte të ndjenjës së dashurisë që janë kontroverse me njëra-tjetrën, vjen në mënyrë të natyrshme (papritur) dhe përfundon në mënyrë të paralajmëruar.

Si të përballoni ndarjen nga i dashuri apo e dashura?

Kur bini në dashuri, përjetojeni intensivisht, pa druajtje, pa frikëra e paragjykime, por gjithashtu, mos e lini pas dore veten tuaj dhe dëshirat e përgjegjësitë që keni.

Jeni duke vuajtur në trishtim për ndarjen nga i/e dashuri/a, bëni një retrospektivë të lidhjes së dashurisë suaj, vlerësoni të mirat dhe të këqijat e saj, do të kuptoni që ndarja juaj ka dhënë shenja edhe më parë, por ndoshta nuk e pranonit apo nuk kuptonit.

Mendoni në mënyrë pozitive ndarjen që po kaloni ,ja si mund ta bëni. Me siguri që keni pasur divergjenca në të menduar por edhe në karakter, mendoj se po. Sigurisht që kjo lidhje nuk do të kishte jetë-gjatësi, pasi kryeneçësia nuk ndihmon empatinë dhe brishtësinë të shfaqet.

Mos fajësoni veten për gabimet që mund të keni bërë në këtë lidhje, askush nuk është i përsosur, kjo do të thotë që ai/ajo nuk ka depërtuar thellë apo nuk ka pasur interes për të përjetuar këtë eksperiencë me ju.

Tregoni forcë dhe karakter përballë konfliktit ndarje, ajo asnjëherë nuk vjen papritur, si thamë më lart ajo është e njohur për ne në kohën kur ne mendojmë se po konsumohemi nga lidhja ose jo.

Nëse ndiheni të refuzuar, ju siguroj që kjo nuk ka të bëjë me ju, por me atë që e kërkon ndarjen, apo largimin nga ju, po ndodh me të një transformim apo katakulpim ndjenjash që për momentin ndihet konfuz/e, dhe kërkon hapësirë dhe liri për veten.

Mund të ndodhi që ai/ajo që ndihet viktima e ndarjes, mund të vijë prej tyre, nga posesiviteti, presioni apo nga ndjenjat imponuese, rrezikon padyshim largimin e vullnetshëm të njërit partner.

Nëse keni përjetuar ndjenja frustruese, jeni keqtrajtuar, dhe keni marrë shumë pak dashuri, nuk keni pse të vuani për një ndarje të tillë, nuk mund të kënaqeni me pak vëmendje apo çikërrima puthjesh, apo të vuani për nofkën që ju ka vënë.

Mendoni dashuria është altruiste, motivuese, jo ndëshkuese, ndaj nëse jeni ndëshkuar nga partneri/a, dijeni që e ka bërë që të vuani, dhe që të mos ta bëni më, ky quhet sadizëm.

Nuk jam dakord, kur dikush është i sigurt në vete, beson në aftësitë dhe çiltërsinë e ndjenjës, e vuan më pak ndarjen dhe arrin të kuptojë arsyet që e kanë çuar në përfundim të lidhjes.

Gjithashtu, ka lidhje që i rezistojnë pak kohës, dhe disa më tepër, e të tjerë që i ngecin lidhjes për nga forca e zakonit apo mungesës së sigurisë së vetes.

Një gjë është e sigurt, ndarja është një eksperiencë që vjen me një vetëdije dhe me një pavetëdije për nga traumat e së kaluarës.

Mundësitë për t’i shpëtuar apo për mos e përjetuar nuk do të ishte diçka e shëndetshme, andaj mos iu frikësoheni apo shmangni asaj, por përballuni dhe kuptoni që është diçka pozitive që nuk jeni më me të.

Jepi mundësi reflektimi situatës që po të ndodh, shumë shpejt do të kuptosh që për sa pak po vuan dhe sesa rëndësi ka të jesh optimist/e.

Nëse dëgjoni sesa po vuan dikush nga ndarja e dashurisë, më besoni nuk po vuan nga largimi i/e tij/saj, por e ka me veten si nuk e kuptoi më parë këtë. Ndjenja nuk zgjedh thonë,ndërsa unë them nëse ti zgjedh lëndohesh më pak.

të fundit

Hyundai zbulon Elantra 2027 me pamje krejt të re dhe kabinë të ridizenjuar

Markat jug-koreane janë të njohura për ripërpunimin e dizajneve të makinave të tyre kur mbërrijnë modele të reja, dhe Elantra…

4 minutes ago

“Parlamenti vulos vendimet e Ramës”, Marjana Koçeku paralajmëron të tjera largime nga PS

Media britanike Britannia Daily, i ka kushtuar një intervistë deputetes së pavarur Marjana Koçeku, e cila ka lëshuar disa nga…

8 minutes ago

Mexhiti: Pas 24 muajsh, ndryshimi nuk mbetet slogan, por është bërë realitet

Në 2-vjetorin e qeverisjes së VLEN-it, bashkëkryetari Izet Mexhiti tha se vendi po kalon një fazë të re politike, ku…

10 minutes ago

Përplasen tre mjete pranë Maminasit në autostradën Durrës–Tiranë, dy të lënduar

Një aksident zinxhir është regjistruar në autostradën Durrës–Tiranë, pranë Maminasit, ku tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Sipas të dhënave…

13 minutes ago

Napoli futet në garë për Ernest Muçin, 16 milionë euro ofertë zyrtare për yllin shqiptar

Ernest MuçiErnest Muçi u ble përfundimisht nga Trabzonspor, me këta të fundit që paguan 8 [...]Read More...

14 minutes ago

Ish-kreu i Policisë së Vlorës arrestohet pas përplasjes për pronën, në pranga edhe 4 persona të tjerë

Ish-drejtori i Policisë së Vlorës Sokol Mulosmani ka rënë në prangat e policisë pas një konflikti për çështje pronësie me…

18 minutes ago