Categories: Uncategorized

Shenjat paralajmëruese të atakut kardiak që asnjë vajzë mbi 25 vjeç s’duhet të injorojë

Goditjet në zemër, njohur ndryshe edhe si ataku kardiak, janë një prej shkaktarëve kryesorë të vdekshmërisë në vende të ndryshme. Kjo sëmundje ka përparuar ndjeshëm vitet e fundit duke ngritur alarmin në shumicën e shoqërive moderne.

Jo më pak i rrezikuar mbetet edhe vendi ynë, ku dhjetëvjeçarin e fundit janë shumëfishuar rastet e prekjes nga ataku kardiak, ku krahas meshkujve një target grup shumë i rrezikuar janë femrat.

Në këtë artikull do të njiheni me 6 simptomat e atakut kardiak që asnjë femër nuk duhet të injorojë në të përditshmen e saj :

1.Dhimbje në shpinë, qafë, nofulla dhe në krahë: Në përgjithësi simptomat e para të atakut kardiak janë shtrëngimet në kraharor ose në krahun e majtë, por jo më pak të rëndësishme janë dhimbjet në shpinë, nofulla dhe qafë. Dhimbja mund t’ju shfaqet papritur dhe bëhet gjithmonë e më e fortë. Në qoftë se zgjoheni në mes të natës me dhimbje të tilla është mirë të lajmëroni menjëherë mjekun ose të paraqiteni në spital.

2.Dhimbje e fortë në stomak: Dhimbja therëse në zonën abdominale, përreth stomakut, nuk është vetëm simptomë e helmimit apo ndonjë ftohjeje të mundshme. Kur dhimbja bëhet më e fortë se zakonisht, aq sa ju duket sikur ju lë pa frymë, duhet të tregoheni të kujdesshme dhe të mos e neglizhoni pasi mund të jeni duke kaluar një goditje në zemër.

3.Djersë të ftohta: Sipas mjekëve, djerset e ftohta që ju përsëriten brenda intervaleve të shpeshta kohore janë një simptomë e fshehtë e atakut kardiak tek femrat.

4.Gulçim gjatë frymëmarrjes dhe marramendje: Marramendja, e shoqëruar me vështirësi në frymëmarrje të cilat ngjasojnë me gulçimin pas një maratone, janë një tjetër simptomë e atakut kardiak që nuk duhet injoruar.

5.Lodhje e vazhdueshme: Lodhja e vazhdueshme, pamundësia për të qëndruar në këmbë ose për të lëvizur nga një cep i dhomës në tjetrin mund të paralajmërojë probleme serioze të shëndetit kardiovaskular.

6.Shtrëngim në kraharor: Në qoftë se ndjeni shtrëngim në kraharor, therje të bezdisshme në gjoks apo rritje të temperaturës trupore që ngjan me djegien duhet të ndërhyni menjëherë pasi mund të pësoni atak kardiak.

të fundit

SPAK kërkoi arrestimin e Ballukut/ Rama: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën pa vendosur Kushtetuesja për pezullimin

Ditën e sotme, kryeministri i vendit Edi Rama, në podkastin e tij “Flasim”, thekson se “nuk do ta shqyrtojnë kërkesën…

9 minutes ago

Rama flet për tensionet në Kuvend: Endri Shabani, i vetmi me një sy mes ca qorrave

Ditën e sotme, kryeministri i vendit Edi Rama, komentoi në podkastin e tij “Flasim” zhvillimet e fundit në Kuvend, ku…

18 minutes ago

Festat e fundvitit/ Kthimi i emigrantëve, fluks i lartë në Kakavijë

Kthimi i emigrantëve shqiptarë për festat e fundvitit, ka sjellë fluks të lartë pasagjerësh si në Portin e Vlorës, ashtu…

25 minutes ago

Qarkullonte me armë në makinë, policia vë në pranga 35-vjeçaren në Mirditë

Uniformat blu, kanë vënë në pranga një 35-vjeçare në afërsi të kryqëzimit të Kthellës, drejt hyrjes për në qytetin e…

34 minutes ago

Opozita protestë më 22 dhjetor/ Fatmir Mediu ndan detaje nga mbledhja e Kryesisë: Të bashkohemi kundër qeverisë

Më 22 dhjetor, opozita ka paralajmëruar protestë kombëtarë. Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka ndarë detaje nga takimet e…

1 hour ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81.9 lekë dhe do shitet me…

1 hour ago