Mund t’i vishni paradite, pasdite, në mbrëmje, madje edhe për të fjetur gjumë (ok, ky është një nga ato rastet kur shkoni tapë në shtëpi pas një mbrëmjeje të kalua jashtë me miqtë); mund t’i vishni në shkollë, punë, në një mbledhje pune ose edhe në një dasmë, edhe pse nuk do t’ua këshillonim ASPAK këtë të fundit, pra mund t’i vishni në çdo moment të ditës pasi kur thua pantallona xhins i nënkupton të gjitha.
Të krijuara fillimisht në vitin 1853 si veshje e posaçme për kërkuesit e arit, këto pantallona kanë bërë historinë e modës për dhjetëra breza dhe janë e vetmja veshje që me siguri nuk do të dalë kurrë nga moda. Me siguri keni shumë të tilla në garderobën tuaj dhe po mendoheni të blini palën e radhës, mund t’ju ndihmojmë duke lexuar Si të zgjidhni xhinset e duhura sipas formës së trupit/ Fotogaleri. Ndërsa ju që keni bërë në plan t’i lani, zbuloni duke klikuar në emrin me gërma kapitale ,si i lan VICTORIA BECKHAM. Megjithatë, ju ka ndodhur ndonjëherë të vini re se në pjesën e pasme të tyre gjendet e kapur me qemerin një etiketë lëkure?
None found
E dini, cili është funksioni i saj? Le të fillojmë që na emri, etiketa e lëkurës quhet Jacron dhe është përdorur fillimisht për të dalluar xhinset e një cilësie të mirë nga veshjet e dorës së dytë të punëtorëve. Në vitin 1873, do të ishte marka e famshme ”Levi’s” që do ta përdorte e para këtë detaj duke u diferencuar nga brand-et e tjera. Edhe tani markat më në zë të prodhimit të veshjeve xhins vazhdojnë ta përdorin akoma, por duke qenë se shpehherë në tregje qarkullojnë imitime perfekte vështirë të dalloni nëse pantallonat tuaja janë origjinale ose jo.
Policia ka ndërhyrë dhunshëm për të shpërndarë studentët. Efektivë të shumtë i kanë goditur me shkop goma me grushte. Ndërsa…
Vijon situata e rëndë në Tiranë ndërsa sipas disa burimeve, një grup protestuesish kanë rrethuar Komisariatin e Policisë Nr. 2…
Media gjermane BILD i ka kushtuar një artikull protestave të fundit në Shqipëri, duke vënë në fokus përshkallëzimin e tensioneve…
Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur padi penale ndaj tre personave në lidhje me një incident të ndodhur më…
Qytetarët e Prishtinës ankohen për mbeturinat e pambledhura prej ditësh në disa lagje të kryeqytetit. Kompania “Pastrimi” kërkon ndjesë për…
Gazmend Hoxha i njoftoi zyrtarët e lartë ushtarakë për situatën e sigurisë në Kosovë dhe bashkëpunimin me misionin e KFOR-it…