Categories: Uncategorized

Psikologët konfirmojnë: Ata që përpiqen t’u pëlqejnë të tjerëve janë të palumtur

T’u pëlqesh të gjithëve është një kurth tek i cili të gjithë të bien brenda.

Të duash me çdo kusht miratimin e tjetrit është një dinamikë që të gjithë e kemi përjetuar të paktën njëherë në jetën tonë, në një fushë të saj apo në një tjetër.

Të lidhura

None found

Dëshira për t’u dashur nga të tjerët gjithashtu bën pjesë në natyrën njerëzore dhe nuk ka asgjë të keqe të duash këtë gjë. Nga ana tjetër, pikërisht përmes njohjeve sociale, ndihemi të motivuar të bëjmë atë që bëjmë.

Problemi lind kur njerëzit jetojnë vetëm në bazë të asaj që presin të tjerët dhe për këtë arsye krijojnë maska që të duken perfektë. E gjithë kjo e bën të pamundur të qenit të lumtur (dhe nuk i kënaq as njerëzit e tjerë). Ju shpjegojmë pse.

Pse dëshira për t’i kënaqur të gjithë ju bën të palumtur?

Marrëdhëniet nuk janë autentike

Marrëdhënie autentike janë ato në të cilat njerëzit ndihen të lirë të shprehen, të lëvizin dhe të jenë vetvetja. Nëse vishni një maskë për t’ju pëlqyer të tjerëve me çdo kusht, njerëzit pranë jush do ta ndiejnë atë. Mund të krijohen heshtje dhe keqkuptime të cilat vështirë se mund të rikuperohen lehtë dhe me kalimin e kohës do të rëndojnë më shumë se gurët, transmeton Living.al.

Marrëdhëniet tuaja do mund të humbnin autenticitetin dhe do të përkeqësoheshin me kalimin e kohës.

Kushdo që dëshiron t’u pëlqejë të gjithëve do të jetë në konflikt me veten e tij

Nëse jetoni duke dashur t’u pëlqeni të gjithëve, do të jetoni në konflikt me veten tuaj. Sa herë që ajo që ndjeni nuk do të përkojë me atë që dëshirojnë të tjerët, do të shpërthejë një luftë. Në plan afatgjatë kjo do t’ju shkaktojë vuajtje, lodhje dhe mendime negative.

Përpjekja për të ruajtur imazhin e përsosmërisë do t’ju kushtojë shtrenjtë dhe do të jetë e vështirë për ta mbajtur atë. Në fakt, shpesh do të jeni të zymtë, me humor të keq dhe njerëzit nuk do të jenë në gjendje të kuptojnë arsyen e një gjendjeje shpirtërore të tillë.

Të tjerët do të kenë një imazh të shtrembëruar për ju

Nëse do të vazhdoni të bëni gjëra për të kënaqur të tjerët dhe për t’u pëlqyer atyre, njerëzit do të krijojnë një imazh iluzionar rreth asaj që jeni. Rezultati është se nuk do të ndiheni të kuptuar dhe do të provoni një ndjenjë të thellë vetmie. Kjo ndodh sepse personazhi që keni krijuar nuk përputhet me atë që jeni vërtet. Ai drejton marrëdhëniet tuaja ndërsa jeni vetëm në bodrum me dritën shuar.

Për ata që duan gjithmonë të kënaqin të tjerët, zhgënjimet janë mbrapa derës

E gjithë kjo na ekspozon ndaj zhgënjimeve. Kushdo që dëshiron ta kënaqë veten meçdo kusht, beson që dhe të tjerët janë në borxh me të. Në realitet nuk është kështu dhe nëse e keni bërë këtë apo atë, askush nuk jua ka imponuar.

Për këtë arsye duhet të ndaloni së prituri që të tjerët të veprojnë si ju. Nëse vazhdoni të bëni veprime për të kënaqur të tjerët, mund të krijoni pritshmëri të mëdha dhe të zhgënjeheni me kalimin e kohës.

të fundit

Carvajal shpjegon pse u largua nga Real Madridi

Lojtari i ri i Getafes, Dani Carvajal, ka folur hapur rreth largimit të tij nga Real Madridi verën e këtij…

2 minutes ago

Shpërdorim detyre/ Fredi Kokoneshi dënohet me 1 vit burg dhe 3 vite ndalim të funksioneve publike, shpallen fajtorë edhe tre të tjerë

Ish- kreu i Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi, është dënuar me 1 vit burgim për veprën penale të “Shpërdorimit të…

3 minutes ago

Gosnell: Thaçi dhe Smakaj biseduan për dëshmitarin Bislim Zyrapi

Gjyqtari Christopher Gosnell tha se Hashim Thaçi dhe Bashkim Smakaj akuzohen për tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen…

5 minutes ago

Gjyqtari Gosnell: Kontakti me Rrustem Mustafën përbën tentativë për pengim të drejtësisë

Gjyqtari Christopher Gosnell tha se në rastin e Hashim Thaçit dhe Fadil Fazliut bëhet fjalë për tentativë të pengimit të…

5 minutes ago

Papa Leo XIII nuk parashikon ndryshime të afërta për priftërinjtë e martuar

Papa Leo XIII ka deklaruar se nuk ka plane të menjëhershme për të ndryshuar doktrinën e Kishës Katolike në lidhje…

13 minutes ago

Skandali financiar në Paraguai: Ish-presidenti kalon nga qelia luksoze në burgun ushtarak

Ish-presidenti i Paraguait, Santiago Pena, pritet të transferohet në një burg ushtarak, ku do të qëndrojë në pritje të procesit…

14 minutes ago