Categories: Uncategorized

Pse meshkujt nuk kanë celulit

Sipas studimeve të ekspertëve, 80%-90% e grave përjetojnë celulit në një moment ose në një tjetër. Celuliti mund të jetë i pranishëm në trupat e burrave dhe grave, por është më i zakonshëm te femrat. Arsyeja?

Struktura e kolagjenit, proteina kryesore e indit lidhor, te femrat ka pamjen e një gardhi, kunjat e të cilit vijnë njëra pas tjetrës, ndërsa te meshkujt, ka një strukturë më të ndërlidhur. Kjo e fundit, e mban dhjamin më mirë.

Të lidhura

None found

Po kështu, hormonet kanë shumë të ngjarë të luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e celulitit. Estrogjeni, insulina, noradrenalina, hormonet tiroide dhe prolaktina janë pjesë e procesit të prodhimit të celulitit. Estrogjeni (hormoni femëror) krijon yndyrë, ndërsa testosteroni (hormoni mashkullor) e zbërthen yndyrën.

Kur një grua është në menopauzë, reduktohen nivelet e estrogjenit dhe rrjedhja e gjakut në indin lidhës nën lëkurë. Kjo ul prodhimin e kolagjenit dhe qelizat dhjamore zmadhohen. Të gjithë këta faktorë i bëjnë depozitat e dhjamit më të dukshme.

Celuliti, i cili njihet si “lëkura e portokallit” për shkak të pamjes, nuk është i dëmshëm, nuk shkakton dhimbje dhe zakonisht është pasojë e hormoneve, dietës dhe stilit të pashëndetshëm të jetesës, toksinave të akumuluara, gjenetikës, shtimit në peshë, shtatzënisë etj.

Nisur nga fakti që një pjesë e mirë e vajzave dhe grave përjetojnë komplekse, sepse sipas tyre nuk duket mirë estetikisht, shumë studime janë kryer në lidhje me celulitin, ndonëse nuk ka produkte të pranuara gjerësisht, të paktën për efektet afatgjata. Mënyra e mirë për të luftuar celulitin është një dietë e shëndetshme, më pak yndyrë, jo duhan dhe jetesë aktive.

të fundit

Lamallari shpjegon vendimin për shpalljen “non grata” të dy shtetasve nga Maqedonia e Veriut

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Besfort Lamallari, bëri të ditur se vendimi për shpalljen persona të padëshiruar për një periudhë…

9 minutes ago

Aksident fatal në Gjermani, humbin jetën tre anëtarë të një familjeje nga Ferizaj që po ktheheshin prej Kosovës

Tre persona nga një familje me prejardhje nga Komogllava e Ferizajt kanë humbur jetën në një aksident tragjik në Gjermani,…

21 minutes ago

Sinani: LDK-ja nuk pranon bashkëqeverisje me Kurtin pa një marrëveshje të balancuar

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, kanë zhvilluar dy takime në…

22 minutes ago

Barcelona përgatit ofertën marramendëse, zbulohet paga e Rodrit

Sipas raportimeve të Diario AS, Barcelona është gati të bëjë një investim gjigant për të siguruar shërbimet e mesfushorit spanjoll…

29 minutes ago

Video/ Explosion on a Minibus in Damascus Suburb Leaves 2 Dead and 13 Injured

Dy persona humbën jetën dhe 13 të tjerë u plagosën si pasojë e një shpërthimi që goditi një minibus pasagjerësh…

38 minutes ago

Albanian Nurse in Italy Bursts Into Tears at Protest: Patients Forced to Seek Treatment Abroad

Një infermiere shqiptare që prej 30 vitesh jeton dhe punon në Itali iu bashkua sot protestës së 68-të kundër kryeministrit…

38 minutes ago