Gënjeshtra ka qenë, është dhe do të jetë aktivitet psiqik, moral dhe etik, më i diskutuar ndër shekuj.
Nëse pretendon se nuk gjënjen asnjëherë, atëherë po gënjen. Një studim i Shoqatës Amerikane të Psikologjisë doli në përfundimin se njerëzit që gënjejnë më pak janë më të shëndetshëm mendërisht.
None found
Ndonëse konsiderohen gënjeshtra të bardha, këto fshehje të vogla kanë tendencën të shtohen gjithnjë e më shumë. Ekzistojnë edhe ato që njihen si gënjeshtra pro-sociale. Për shembull kur i thua gjyshes se të pëlqen bluza që të ka thurrur, por në fakt ti e urren atë, apo kur i thua gruas se i shkon ai fustan, por në fakt ai e tregon paksa të shëndoshë.
Sipas studiuesve, amerikanët në moshë madhore thonë rreth 11 gënjeshtra në javë dhe të paktën një herë në jetë nuk rrinë dot as 10 minuta pa gënjyer.
Por përse ne gënjejmë?
Një anketë me mbi 100 studentë të psikologjisë, zbuloi se shumica e njerëzve gënjejnë për të mbrojtur veten në një farë mënyre. Disa për të shmangur një moment të sikletshëm, të tjerë për të mos u gjykuar apo lënduar.
Si mund ta dallojmë një gënjeshtër?
Ekspertët thonë se saktësia e dallimit të një gënjeshtre është rreth 53%, pak më mirë se të gjesh anën e një monedhe përpara se ta hedhësh.
Por ekzistojnë edhe detaje që mund të përcaktojnë një gënjeshtër, pak a shumë si një makinë e të vërtetës, duke u bazuar në mbikqyrjen e atributeve joverbale, studimin e syve, pikasjen e mikro-shprehive të fytyrës, në zbulimin e një buzëqeshje të shtirur, apo edhe shenjave të stresit gjatë kohës kur gënjejmë.
KF Elbasani ka bërë një goditje të bujshme në afatin kalimtar, duke zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit senegalez, Moussa Wague.Mbrojtësi i…
Sot në Sofje u mbajt takimi i parë i grupit të përbashkët të punës të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë,…
Protesta qytetare në Tiranë ka hyrë sot në ditën e saj të 62 ndërsa organizatorët dhe pjesëmarrësit vijojnë të kërkojnë…
Mirlind DakuMirlind Daku e nisi shkëlqyeshëm sezonin e ri në Premier League-n ruse, duke shënuar gol që në minutën e…
Kryetari i LSDM‑së, Venko Filipçe, paralajmëroi se standardi i jetesës do të vazhdojë të bjerë dhe se qytetarët i pret…
Ministria për Marrëdhënie Ndërmjet Komuniteteve ka funksionuar për vite me radhë pa strategji, pa pajisje bazike pune dhe me kohezion…