Çdo çift është ndryshe, njësoj sikurse çdo individ që është ndryshe.
Por, kudo që shkoni, dashuria është e njëjtë.
Ka disa shprehi të cilat çiftet e suksesshme sigurohen se i bëjnë.
Më poshtë, jua sjellim disa prej shprehive më të rëndësishme që i karakterizojnë lidhjet afatgjate e të suksesshme.
Qëndroni të vëmendshëm për përkushtimin tuaj
Ndoshta ju duket e çuditshme, por çdo ditë riafirmojani dashurinë partnerit. Tregoni me zë se e dashuroni dhe se e vlerësoni.
Ndani momente të veçanta
Çdo ditë sigurohuni se i rikujtoni momentet e veçanta të juve dhe dashurisë që e keni ndarë atë ditë.
Zgjidhni probleme bashkë
Çdo individ, por edhe çdo çift, ka probleme. Zgjidhja e problemeve së bashku është një prej shprehive më të mira për ta forcuar lidhjen. Flisni hapur për çështjet me të cilat ballafaqoheni dhe mos u frikësoni të pranoni edhe këshilla.
Qëndroni të hapur në komunikim
Edhe lidhjet më të forta dëmtohen kur njerëzit nuk mund të komunikojnë me efikasitet me njëri-tjetrin.
Shpenzoni kohë ndaras
Kjo listë kryesisht ka pasur të bëjë me shpenzimin e kohës së bashku, me bërjen e gjërave së bashku dhe me zhvillimin pranë njëri-tjetrit. Por, është e rëndësishme që gjithashtu të shpenzoni kohë ndaras, të keni hobi të ndryshme, të udhëtoni vetëm. Secila lidhje ka nevojë që të keni hapësirë.
/Telegrafi/
Policia e Shkodrës, ka arrestuar një 25-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një 39-vjeçar, të akuzuar të dy për vjedhje…
Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…
Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…
Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…
Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…
Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…