Categories: Uncategorized

Pesë gjëra fantastike që bën truri kur je në gjumë

Njeriu shpenzon një të tretën e jetës së tij duke fjetur gjumë.

Ky informacion është mjaft domethënës, sidomos për faktin se gjumi është thelbësor për organizmin njësoj si ushqyerja.

Të lidhura

None found

Pavarësisht domosdoshmërisë së tij, ekspertët akoma janë të paqartë mbi nevojën për gjumë të organizmit, ndërkohë që truri nuk fle, përkundrazi punon me një furi të paparë.

Sipas ekspertëve, gjatë gjumit, neuronet e trurit janë në pikën e punës dhe kjo është kritike për funksionet e tij kur të zgjohemi.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për 5 gjërat e jashtëzakonshme që bën truri ndërkohë që jemi në gjumë.

Truri merr vendime

Gjatë gjumit, truri përpunon informacionet e marra dhe merr vendime ndonëse janë të pandërgjegjshme të cilat më pas marrin sens kur zgjohemi.

Truri përforcon kujtimet

Kur jemi në gjumë, truri është shumë i zënë duke formuar kujtime të reja e përforcuar kujtimet e vjetra.

Kjo ndodh gjatë të dyja fazave të gjumit.

Mungesa e tij nxit domosdoshmërish humbjen e kujtesës dhe zbehjen e aftësive të të nxënit.

Truri nxit aftësitë krijuese

Kur trupi pushon, truri ndihmon në analizmin e informacioneve dhe ndërgjegjësim më të shëndoshë.

Ai përpunon idetë e përthithura gjatë ditës dhe nxit aftësitë krijuese që kur njeriu të zgjohet të ndihet sikur ka zbuluar diçka.

Eliminon toksinat

Një nga funksionet më të rëndësishme të gjumit është se i jep trurit mundësitë të bëjë disa ‘punë shtëpie.’

Truri eliminon disa molekula toksike që shkaktojnë dëme në funksionet e tij dhe që përshpejtojnë shfaqjen e sëmundjeve si ajo e Parkinsonit apo Alzheimerit.

Truri Përforcon Aftësitë Automatike

Kur jemi në gjumë, truri krijon depozita informacioni dhe kujtime afatgjatë.

Ky proces është i nevojshëm për funksione të ndryshme dhe bazike të njeriut si për shembull ngarja e makinës, sporti, kërcimi e të tjerë.

Kësisoj, falë trurit, këto aftësi bëhen automatike.

Këto pesë funksione të jashtëzakonshme të trurit, nënvizojnë sërish rëndësinë e gjumit për mirëqenien mendore dhe fizike të njeriut.

të fundit

Në Bervenicë, pjesëmarrja në votime arrin në 13.82% deri në orën 11:00

Në Bervenicë të Maqedonisë e Veriut sot mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale të jashtëzakonshme.  Sipas 100% të vendvotimeve…

44 seconds ago

Bërvenicë, KSHZ: Deri në orën 11:00 votuan 2.245 persona, pjesëmarrja 13%

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, deri në orën 11:00 në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Bërvenicës…

4 minutes ago

Arlinda Zekaj appeals to judge over protection order as another letter from her is published

Një tjetër letër e Arlinda Zekajt drejtuar institucioneve të vendit, është publikuar gjatë së dielës, kur janë bërë një javë…

10 minutes ago

Hoti accuses the government of legal violations: The draft budget for 2027 was not submitted on time

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar Qeverinë se ka shkelur afatin ligjor për miratimin dhe dorëzimin e projektbuxhetit për…

10 minutes ago

Flames engulf hotel in Ponte di Legno, 40 guests evacuated and 16 taken to hospital

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë gjatë natës një hotel në qendrën e zonës turistike malore të Ponte…

10 minutes ago

Shkencëtarja e Kembrixhit mes 69 viktimave të përplasjes tragjike hekurudhore në Spanjë

Një shkencëtare e njohur e Universitetit të Kembrixhit është konfirmuar mes viktimave të aksidentit të rëndë hekurudhor në Spanjë, ku…

11 minutes ago