Specialistët e shëndetit mendor rekomandojnë që në këto ditë të vështira izolimi, njerëzit duhet gjejnë mënyra për të lëvizur, për të biseduar me miq dhe kur është e mundur edhe daljen në natyrë, por duke patur parasysh rregullat e distancimit fizik. Dr. Kevin Gilliland është mjek psikolog.
“Pagjumësia dëmton sistemin imunitar. Nëse nuk ushqeheni shëndetshëm, njerëzit shtojnë peshë dhe rrezikojnë zemrën dhe sistemin kardiovaskular.”
Dr. Gilliland thekson edhe nevojën për të lëvizur çfarë është e lidhur edhe me gjumin. Specialistët thonë se përveç respektimit të masave mbrotjëse, njerëzit duhet t’i kushtojnë rëndësi të veçantë forcimit të sistemit imunitar.
“Kur zgjohem pyes veten se cilat janë gjërat që duhet të kem parasysh për ditën. A kam fjetur mjaftueshëm? Çfarë do të ha? Të paktën një vakt që është i shëndetshëm dhe a do të mund të bëj ushtrime fizike. Nëse sot keni patur një ditë të keqe, nuk ka problem. Mendo për të nesërmen.”
Dr. Lori Whatley është mjeke psikologe.
“Në këtë situatë është e rëndësishme që të flasim për ndjenjat tona. Se kjo situatë do të kalojë dhe ne të ndihemi të qetë dhe të bëjmë gjërat që na pëlqejnë tani. Bëni ushtrime, meditoni, hani shëndetshëm, flini sa duhet dhe konsumoni shumë ujë.”
Për të menaxhuar ankthin, mjekët rekomandojnë kufizimin e ndjekjes së lajmeve në një deri dy herë në ditë. Ata thonë se është mirë të jenë të informuar me rekomandimet e ekspertëve të shëndetit por duke shmangur ekspozimin e tepërt gjë që mund të shkaktojë panik.
Mjekët sugjerojnë ndjekjen e filmave me tematikë pozitive, bisedat videofonike me miqtë dhe të afërmit, si dhe daljen në natyrë për aq kohë sa nuk bie ndesh me udhëzimet e ekspertëve të shëndetit./VOA
Policia e Durrësit ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me sasi e lëndës eksplozive e cila u gjet…
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Ali Demi” në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, bëhet…
Mbrëmjen e së shtunës në Durrës është gjetur një sasi eksplozive është gjendur pranë hotelit në pronësi të ish-kryebashkiakut Vangjush…
Ragip Gila, autori i dyshuar i atentatit në Shkodër, po mbahet i izoluar në paraburgimin 302 në Tiranë. Për shkak…
Gjatë ditës së sotme, xhudisti i talentuar, Dardan Cena, u shpall kampion ballkanik në kategorinë e seniorëve, duke siguruar medaljen…
Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj ka reaguar në lidhjet me aksionin e IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje…