Categories: Uncategorized

Për fansat e filmave horror ka një lajm shumë të mirë

Adhuruesit e filmave horror nuk janë si të gjithë ata që pëlqejnë filma të zakonshëm. Ata nuk preferojnë të shikojnë një film në gjendje pasive, por analizojnë dhe presin çdo hollësi. Në përgjithësi, ata janë studentë të shkëlqyer dhe teoritë pse dikush ngjit shkallët me vrap pa mbyllur derën kryesore janë domethënëse për ta.

Ka disa arsye pse fansat e filmave horror janë më inteligjentë se të tjerët.

Të lidhura

None found

Kanë njohuri të gjera. Derisa dikush kërkon të shohë një film horror, me shumë mundësi gëzon njohuri nga të gjitha fushat, nuk kënaqet nga klishetë dhe i shijon më shumë ajo që është e re dhe aspak e zakonshme.

Në përgjithësi, kanë interesa të larta. Tmerret e ndryshme që jepen në një film horror, u zgjon këtyre njerëzve hobe intelektuale të reja, përtej televizionit. Disa njerëz fiksohen edhe më shumë te profesionet e tyre, por të tjerë provojnë edhe hobe të reja. Po ashtu, një pjesë e tyre janë edhe lexues mjaft të mirë.

Janë mendimtarë të pavarur. Njerëzit që tërhiqen nga filmat horror tërhiqen nga gjëra që nuk preferojnë t’i ndajnë me të tjerët dhe të mos flasin shumë për to. Është pikërisht ky shkaku pse një kategori e caktuar njerëzish tërhiqen për dikë që është i mënjanuar nga të tjerët dhe për ta bëhet intrigues dikush që jeton i strukur.

Janë të prirur për të zbuluar mistere. Filmat horror kanë mistere brenda tyre, diçka që ka qëllim të zgjidhet. Çdo film horror merret me një element të panjohur – çfarë po ndodh? Pse po ndodh? Kush po e bën këtë? Në këtë mënyrë, edhe ai që e sheh bëhet një lloj agjenti, të cilit i duket vetja protagonist që jep të dhëna. Ai mund ta nuhasë vrasësin me milje larg.

Prekin anën e errët të jetës. Ndërkohë që të gjithë njerëzit e tjerë nuk preferojnë të mendojnë për vdekjen, fansat e filmave horror kanë forcën mendore për ta përqafuar atë dhe për të menduar shpesh për të – madje e shohin vdekjen edhe si formë argëtimi. Ata nuk interesohen fare çfarë mendojnë të tjerët për ta, thjeshtë janë të interesuar për të panjohurën.

Nuk janë të frikësuar nga asgjë. Dhe kjo është e dukshme. Njerëzit që nuk tmerrohen, as nuk shqetësohen, do të thotë që janë të guximshëm dhe nuk ua pengon asgjë. Kanë aftësi për të kuptuar ç’ndodh përtej dhe kjo lloj aftësie i lejon ata të shijojnë më shumë se pjesa tjetër e atyre që mendojnë gjithmonë tmerrin dhe fundin e frikshëm.

të fundit

Grumbullimi i duhanit nis me çmim 435 denarë për kilogram

Nga sot ka nisur grumbullimi i duhanit, me çmim fillestar prej 435 denarësh për kilogram për klasën e parë, 15…

19 seconds ago

Irlanda kalon në avantazh ndaj Kosovës, Hajrizi ndëshkohet me karton të kuq

Kombëtarja e Kosovës është në disavantazh nga Irlanda pas 28 minutave lojë.Pavarësisht që “Dardanët” e nisën në mënyrë pozitive, Irlanda…

12 minutes ago

12 vite pa Dr. Florin, Miri dhe Landi e kujtojnë plot mall: Një mik që na duhej gjithmonë

Ditën e sotme, më 17 nëntor të 2026, janë bërë plot 12 vite nga ndarja e parakohshme nga jeta e…

13 minutes ago

Tre të vdekur pas rrëzimit të një avioni në Parkun Kombëtar të Arizonës

Tre persona kanë humbur jetën në një aksident tragjik ajror në Parkun Kombëtar në Arizona. [...]Read More...

30 minutes ago

Aktivisti akuzon Policinë për dhunë ndaj grave e vajzave në protestë dhe fton qytetarët në tubimin e 28 nëntorit

Një prej aktivistëve pjesëmarrës në protestën e sotme ka denoncuar përdorimin e dhunës nga Policia ndaj qytetarëve, duke theksuar se…

35 minutes ago

Kosova synon pikën vendimtare ndaj Irlandës në Dublin

Ka nisur përballja ndërmjet Irlandës dhe Kosovës, e vlefshme për xhiron e fundit të Grupit B3 të Ligës së Kombeve.…

36 minutes ago