Categories: Uncategorized

Nuk po bie dot nga pesha? Atëherë nuk i respekton 3 rregullat e mëngjesit

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës për shumë arsye. Por është shumë e domosdoshme të dish që këtë vakt po e merr rregullisht dhe në mënyrë të shëndetshme. Nëse do të humbasësh peshë dhe je me dietë, këtu janë disa rregulla që duhet t’i marrësh në konsideratë ndërsa je duke konsumuar vaktin e parë të ditës.

Ha shpejt! Studimet kanë zbuluar se nëse e konsumon mëngjesin shpejt e shpejt dhe në këmbë ndihmon metabolizmin të fillojë tretjen. Por jo vetëm kaq. Kjo ndihmon edhe që të ndihesh e ngopur dhe të mos kesh uri që më vonë mund të ndikojë të bësh zgjedhje të gabuara për drekën apo për darkën. Duke përfituar nga koha që trupi është duke djegur kalori, përpiqu që ta hash mëngjesin shpejt e shpejt menjëherë pas vrapit apo ushtrimeve.

Kujdes me zgjedhjen! Qëndro sa më larg ushqimeve që mund të shkaktojnë një fryrje barku apo më keq akoma që në mëngjes. Në vend të tyre, përdor ushqime të cilat ndihmojnë tretjen, por edhe kanë vlera ushqimore për të siguruar ngopje në pjesën e parë të ditës. Ushqimet që përmbajnë shumë fibra dhe proteina janë zgjedhja më e mirë për të mbajtur të ngopur dhe për një ditë energjike. Poooor, kujdes me sheqerin! Mëngjesi nuk duhet të përmbajë shumë sheqer.

Ndaje në porcione! Një mëngjes i plotë dhe i tejmbushur do të ndihmojë të ndihesh e ngopur, por mos harro se do të humbasësh peshë dhe nuk duhet ta teprosh me masën. Të gjitha kaloritë që merr nga mëngjesi, por edhe vaktet e tjera gjatë ditës duhet t’i kesh nën kontroll, kështu që duke zvogëluar porcionet pak nga pak çdo ditë, do ta kesh më të lehtë të biesh nga pesha shëndetshëm.

të fundit

San Francisco në errësirë/ Rreth 130,000 banorë pa energji elektrike

SHBA- Rreth 130,000 banorë të San Franciscos ishin në errësirë totale, ​​ për shkak të një ndërprerjeje të energjisë elektrike.…

3 minutes ago

Alis me “Nan” triumfon në Festivalin e Këngës, artisti shkodran do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision (VIDEO)

Këngëtari shkodran Alis, ka rrëmbyer çmimin e parë të Festivalit të 64 të Këngës në RTSH më këngën “Nân”, duke…

22 minutes ago

Ndahet nga jeta zëri legjendar i komentimit të ndeshjeve të futbollit Ismet Bellova

Gazetaria sportive shqiptare humbi një nga figurat e saj më madhore. Mbrëmjen e djeshme (20 dhjetor) u shua në moshën…

30 minutes ago

Kushte të qëndrueshme atmosferike/ Njihuni me parashikimin e motit, 21 Dhjetor 2025

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe me…

1 hour ago

Horoskopi 21 dhjetor, mos u dorëzoni: Zbuloni surprizat e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe ju kane dale ne jetën…

9 hours ago

Tension në ujërat ndërkombëtare! Bllokada e Trump hyn në fuqi, SHBA sekuestron anije pranë Venezuelës

Shtetet e Bashkuara po ndalojnë dhe sekuestrojnë një anije në brigjet e Venezuelës në ujërat ndërkombëtare, thanë tre zyrtarë amerikanë…

9 hours ago