Nuk është e vërtetë që gratë kanë nevojë të tërheqin meshkuj. Ato kanë nevojë për fundin perfekt, buzëkuqin joshës dhe një model të mirë flokësh. Ato kanë nevojë të jenë tërheqëse e inteligjente, femërore dhe me vetëkontroll. Ato kanë nevojë të jenë funny dhe të mprehta, por nderkohe jo të pakëndshme.
Mendohet që gruaja ka nevojë të përshtatet me modelin e ëndrrave të një burri, ajo duhet të “kapë” dashurinë e tij. Për fat, nuk është kështu, të paktën jo për të gjitha gratë e forta që unë njoh. Përkundrazi, gratë që e duan veten nuk kërkojnë të arrijnë një standard të caktuar as t’i përshtaten një modeli. Ato nuk veshin seksualitetin duke zhveshur mendimet.
Ato e dinë kush janë dhe, për fatin jo të mirë të gjithë atyre burrave që po kërkojnë argjilë për ta krijuar modelin me duart e tyre, ato, ashtu siç janë, e duan veten.
Problemi, megjithatë, është që ato nuk mund të gjejnë një burrë që të jenë të gatshme ta duan. Një burrë që përputhet me standardet e tyre dhe idenë e partnerit perfekt. Një burrë që u intereson dhe i mahnit. Një burrë që ato mendojnë që ia vlen për kohën dhe vëmendjen e tyre.
Kjo është dilema: stigma e gruas beqare. Nuk është më problemi i saj, është problemi i tij. Nuk janë gra single sepse ka diçka që nuk shkon me to. Ato nuk ndihen vetëm sepse janë të padëshirueshme ose jotërheqëse. Gratë janë vetëm sepse askush nuk është mjaftueshëm i mirë.
“Nuk shqetësohem si të të impresionoj ty, shqetësohem që ti të më impresionosh mua.”
Unë jo thjesht e njoh veten, unë e dua veten.
Jam në një pikë në jetën time ku nuk dyshoj për çdo lëvizje dhe çdo mendim. Unë kam pasur kohë për të zbuluar kush jam dhe çfarë besoj, tani më duhet të gjej një burrë me të njëjtën shkallë vetëndërgjegjësimi. Po për fat të keq, gjej ngado vetëm djem të thellë sa heroi i tyre i preferuar në filmat aksion. Unë kam nevojë për një burrë që nuk është në krizë identiteti. Një burrë që e ka idenë sa vlen pa qenë një tr*p arrogant.
Një burrë që nuk imiton sjelljet e mia apo largohet sepse nuk mund të rrijë me një grua me karakter më të fortë se ai. Dhe tani për tani, ky burrë nuk ekziston.
“Nuk shqetësohem për pikëpamjet e mia, shqetësohem për të tuat.”
Unë e di kush jam e kë kërkoj.
Për ty, nuk jam e sigurt. Unë e di për çfarë luftoj dhe çfarë besoj. Unë kam opinionet e mia të guximshme dhe pikëpamjet e mia të pandryshueshme.
Nuk po kërkoj dikë që të ketë të njëjtat, por dikë me vizione që mund t’i respektoj dhe nga të mësoj dhe unë. Nuk dua një burrë që nuk mund të bëjë dot një bisedë me mua. Nuk dua një burrë që nuk ka opinione për vdekjen, dashurinë dhe ngrohjen globale.
Unë dua një burrë që të më fusë pasion dhe zjarr në shpirt. Një burrë të përkushtuar dhe të apasionuar.
“Unë nuk shqetësohem për bagazhet e mia, shqetësohem për të tuat.”
Unë i kam bagazhet e së shkuarës sime nën kontroll. Unë kam bagazhe, si kushdo, por mund t’i mbaj. Jam e fortë mjaftueshëm të lëviz me to pa u rrëzuar. Unë nuk bëj sikur nuk janë dhe as nuk refuzoj t’i kem me vete. Unë kam nevojë për një burrë që di t’i mbajë 10 kile bagazh. Një burrë që nuk do mendojë kurrë për plagët dhe humbjet e tij. Unë kam nevojë për një burrë që është aty, një burrë që mëson nga e shkuara, jo thjesht e tërheq pas.
“Nuk më shqetëson të qenit vetëm, më shqetëson të qenit me personin e gabuar.”
Unë mund të rri vetëm, më pëlqen të jem vetëm. Unë do rrija vetëm me gjithë qejf dhe nuk do i nënshtrohesha standardeve të vetmisë dhe pasigurisë. Unë rri vetëm, krenare dhe pa frikë. Unë nuk do hyj në një marrëdhënie thjesht për hir të të qenit në një marrëdhënie, si ato gra që nuk e dinë çfarë duan dhe vendosin sipas asaj që shohin. Unë nuk mund të zgjedh një burrë thjesht sepse ai është më mirë sesa asnjë burrë. Unë kam nevojë për pasion, zjarr dhe garanci që kjo marrëdhënie do jetë pothuajse aq e mirë sa ajo me veten dhe ky është një standard i lartë për t’u arritur.
“Nuk më shqetëson performance ime, por jotja.”
Nuk jam e shqetësuar si isha para tij apo nëse nata shkoi mirë. Unë nuk i pyes më shoqet nëse veprova siç duhet apo mos ai mendon që nuk jam e mirë në shtrat. Jam e lodhur së marri me mend nëse ishte mirë për atë, për të është gjithmonë mirë. Po unë? Po nevojat e mia? Po sikur të më bësh të ndihem ashtu si të bëj unë të ndihesh?
Unë po kërkoj për një burrë që nuk fle gjumë kur ka mbaruar. Unë kam nevojë për një burrë që vazhdon sepse ai kënaqet me kënaqësinë time, një burrë që nuk mendon që seksi mbaron atëherë kur kënaqet ai.
Dashi Dite mjaft e këndshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do tregoheni me te duruar…
Një nga momentet më të komentuara të Ferma VIP ka qenë largimi i befasishëm i Albës dhe partnerit të saj…
Samiti i Komunitetit Politik Europian diskutoi disa çështje të rëndësishme, por kryesorja ishte siguria, duke i referuar luftës Rusi-Ukrainë. Në…
Samiti i Komunitetit Politik Europian ishte rasti për një takim dypalësh midis Kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni, dhe Kryeministrit të…
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e ka cilësuar mbajtjen e Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë…
Bisedimet e para të drejtpërdrejta për paqen midis Rusisë dhe Ukrainës në më shumë se tre vjet zgjatën më pak…