Categories: Uncategorized

Nuk eshte nevoja te shkoni te estetistja, si te hiqni pushin dhe qimet e fytyres me receten bio

Një nga gjërat më të bezdisshme për femrat janë qimet e fytyrës, por akoma më të bezdisshme janë metodat e dhimbshme për t’i hequr ato. Ndërmjet mënyrave te dhimbhsme si piskatorja, depilimi me pe, strisha e dyllit apo depilimi me sheqer, të gjitha do të donit t’i jepni fund një herë e pëgjithmonë këtij problemi.

Edhe pse keni i provuar me dhjetëra maska, kremëra depilues etj, qimet mbi buzë duekt sikur nuk lëvizin nga vendi. Megjithatë, ka plot metoda natyrale për heqjen e tyre pa dhimbje. Living ju prezanton dy maska të thjeshta që do ju ndihmojnë t’i hiqni lehtësisht qimet mbi buzë.

Të lidhura

None found

1.Maskë me kafe dhe sodë buke : Ideja e kombinimit të kafesë me sodën e bukës nuk do t’ju entuziazmonte aspak nëse do u kërkohej ta hanit ose pinit, por nuk është e njëjta gjë për fytyrën tuaj. Kjo maskë e veçantë është ndër më efektivet kur bëhet fjalë për eleminimin e pushit dhe qimeve të padëshiruara në fytyrë.

Në një enë shtoni 2 lugë gjelle kafe pluhur, 1 lugë çaji sodë buke dhe një lugë gjelle ujë. Përziejini mirë e mirë derisa të krijohet një masë e trashë e cila në pamje të parë i ngjan scrubit të lëkurës.

Hapeni nëzonën mbi buzë me kujdes dhe pasi të veprojë për disa minuta, filloni ta hiqni me anë të një spatulae në anën e kundërt të qimeve. Pasi të lani fytyrën do të vini re ndryshimet e para. Mjafton ta përdorni 2-3 herë në javë dhe qimet tuaja do të zhduken ploëtsisht.

2.Maskë me miell misri dhe vezë: Me siguri keni dëgjuar për recetën klasike me shqer dhe të bardhë veze që përdornin mamatë dhe gjyshet, por na besoni,kjo maskë është ajo që kërkoni prej kohësh. Përveç se eleminon qimet me gjithë rrënjë, shërben gjithashtu si një scrub natyral që heq qelizat e demtuara dhe i jep fytyrës një ndjenjë freskie.

Në një enë qelqi shtoni një kokërr veze dhe rriheni me pirun, më pas shtoni 2 lugë gjelle miell misri dhe përziejini derisa të formohet një masë homogjene. Përdoreni mbi mbzuë dhe lëreni të thahet për pak minuta. Më pas hiqni nga lëkurë me anë të masazheve rrethore. Kur të lani fytyrën do të vini re se maska ka funksionuar vërtetë.

të fundit

Doli: 15 more miners brought out of the mine

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim…

4 hours ago

Father waits in tears for his son to be brought out of the Trepça mine

Me lot në sy dhe i shqetësuar për fatin e djalit të tij, një baba po pret me ankth jashtë…

4 hours ago

Trepça miner after emerging from underground: Colleagues are well and climbing toward the exit

Ka filluar dalja e minatorëve nga miniera e Trepçës pas ngujimit të tyre nën tokë. Njëri nga minatorët që sapo…

4 hours ago

Doli: 15 minatorë të tjerë u nxorën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim…

4 hours ago

Baba me lot në sy pret nxjerrjen e djalit nga miniera e Trepçës

Me lot në sy dhe i shqetësuar për fatin e djalit të tij, një baba po pret me ankth jashtë…

5 hours ago

Trepça miner recounts moments trapped in mine

Ka folur njëri prej 63 minatorëve që kanë mbetur të ngujuar sonte në horizontin e 11-të të minierës së Trepçës.…

5 hours ago