Categories: Uncategorized

Nga flokët e thatë tek buzët e çara, 6 shenjat që tregojnë se po ushqeheni keq!

Kequshqyerja apo ushqyerja e pamjaftueshme mund të reflektohet edhe në shenja fizike, përveç atyre metabolike. Këto shenja nuk janë gjithmonë specifike dhe shpeshherë mund të reflektojnë mungesë të një sërë lëndësh ushqyese apo situatash që nuk lidhen detyrimisht me ushqimin.

Ja disa prej tyre:

Të lidhura

None found

Flokët
Flokë pa shkëlqim, të thatë, që bien, apo që këputen lehtësisht, mund të lidhen me mungesë vitamine C, proteine, zinku apo hekuri . Flokët e tillë mund të jenë edhe si pasojë e moshës apo dëmtimit nga produktet jo të duhura për flokët.

Sytë
Sytë e zbehtë mund të sinjalizojnë mungesën e hekurit, me njolla dhe të thatë mungesën e vitaminës A, të kuq në cepa mungesën e vitaminës B. Arsye të tjera mund të jenë anemia, çrregullime të syve, alergjia dhe mosha e thyer.

Buzët
Buzë të thata, të çara apo me plagë në anë mund të jenë si pasojë e mungesës së vitaminës B.

Goja dhe mishrat e dhëmbëve
Mishra të gjakosur të dhëmbëve mund të sinjalizojnë mungesën e vitaminës C, gjuha e lëmuar mungesën e vitaminës B dhe ulja e shqisës së shijimit mungesën e zinkut. Arsye të tjera mund të jenë sëmundjet periodontale apo mungesa e higjienës së gojës.

Lëkura
Vështirësia në mbylljen e plagëve mund të vijë si pasojë e mungesës së proteinave, vitaminës C apo zinkut. Lëkura e thatë, e ashpër, pa yndyrë mund të jetë si pasojë e mungesës së acideve yndyrore në dietën ushqimore, mungesës së proteinave, vitaminës A dhe B. Kur kemi hematoma apo gjakosje nën lëkurë, kjo mund të ndodhë si pasojë e mungesës së vitaminës C dhe K dhe kur lëkura është e zbehte mund të kemi mungesë hekuri.

Thonjtë
Thonjtë me valëzime mund të jenë si pasojë e mungesës së proteinave dhe në formë luge, të zbehtë si pasojë e mungesës së hekurit.

të fundit

Pse penalltia e Mbappes nuk u përsërit? Rregullorja jep përgjigjen e qartë

Një situatë kontraverse shënoi fundin e ndeshjes midis Real Betisit dhe Real Madrid, e mbyllur me fitoren e vendasve 1-0.Në…

2 minutes ago

Gjinovci calls for severing relations with Serbia until its “normalization

Aktivisti Rron Gjinovci ka reaguar ashpër ndaj Serbisë, duke e cilësuar atë jo vetëm si shtet, por edhe si shoqëri…

7 minutes ago

President Begaj commemorates Saint Mother Teresa: A legacy to stand by those most in need

Këtë të shtunë, me anë të një reagimi në llogarinë e tij në “Facebook”, Presidenti i Reoublikës Bajram Begaj, ka…

8 minutes ago

The fire in Himara/ Residents’ testimonies: It was terrifying, the flames arrived within 10 minutes, police took us out of our homes! Homes were burned

Banorët e zonës së përfshirë nga zjarri masiv në Himarë, kanë rrëfyer momentet e frikshme të përjetuara mbrëmjen e djeshme,…

8 minutes ago

The Socialist Party’s “Loyal Presence” begins meetings with citizens, Rama: Every request will be addressed and receive a response

Nisma e re e Partisë Socialiste, “Prania Besnike”, ka nisur këtë të premte në orën 17:00 në të gjithë Shqipërinë,…

9 minutes ago

Rrip dhëmbëzor apo zinxhir shpërndarjeje: cili sistem i përshtatet më mirë motorit?

Për shumë pronarë makinash, këputja e rripit të dhëmbëzuar është një makth i vërtetë. Një defekt i tillë mund të…

9 minutes ago