Categories: Uncategorized

Në kohë pandemie, si të pastroni ushqimet dhe të qëndroni të sigurt

Disa nga shqetësimet më të mëdha të publikut rreth shpërthimit të pandemisë deri më tani kanë qenë të lidhura me supermarketet, nga furnisimi I mjaftueshëm me sendet ushqimore thelbësore dhe sendet shtëpiake e deri tek se si të qëndrojmë të sigurt gjatë blerjes.

Deri më tani, njerëzit janë mësuar të marrin masa paraprake siç janë larja e duarve të tyre rregullisht dhe praktikimi i distancimit të sigurt shoqëror, por me dërgesat në shtëpi të cilat janë të tejmbushura me klient dhe nevoja për pridukte të tjera që nuk gjenden online, bëjnë që vizita e dyqaneve dhe supermarketeve të jetë një domosdoshmëri.

Të lidhura

None found

Supermarketet janë vende mjaft të zëna me punë, të mbushura me produkte të prekura nga një numër I madh njerëzish dhe ndërsa shitësit me pakicë po bëjnë çmos për të ndihmuar njerëzit të mbajnë distancat e duhura për të evituar riksun ndaj virusit lind pyetja se sa të sigurt jemi kur shkojmë të bëjmë pazar.

A jeton Koronavirusi në ushqime?

Sipas faqes së internetit të qeverisë për sigurinë e ushqimit, është “shumë e pamundur” që të mund të marrësh Koronavirusin nga ushqimi. Stephen Baker, një profesor nga Departamenti i Mjekësisë në Universitetin e Kembrixhit, tha se megjithëse është e mundur që virusi të mund të mbijetojë në ushqim siç do të vepronte në sipërfaqe të tjera, ai “vdes” shuëm shpejt.

Sa rrezik paraqet paketimi i produkteve?

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, rreziku i kapjes së virusit që shkakton Covid-19 nga një paketim që është zhvendosur, lëvizur dhe ekspozuar ndaj kushteve dhe temperaturave të ndryshme është gjithashtu shumë i ulët.

A duhet të pastroni ushqimin dhe / ose paketimin tuaj?

Pavarësisht nga rreziku i ulët i ndotjes, nëse ndjeheni veçanërisht të shqetësuar për mundësinë e përhapjes së virusit në paketimin e ushqimeve, mund të përdorni peceta antibakteriale ose spray dezinfektues përpara se t’i ruani në dollapët apo frigoriferët tuaj.

Duke folur për BBC, profesori Sally Bloomfield nga Shkolla në Londër e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale, shpjegoi se nëse njerëzit janë të shqetësuar ata mund të ruajnë produkte për 72 orë para përdorimit të tyre ose ti pastrojnë me dezinfektues ose zbardhues/klor të holluar. Kur bëhet fjalë për prodhime të freskëta, siç janë frutat dhe perimet, mos përdorni produkte që përmbajnë ndonjë kimikate për t’i pastruar ato.

Blerjet nëpër dyqane dhe supermarkete

Vizitat në supermarkete paraqesin njëfarë rreziku ndërsa jeni duke u përzier me individë të tjerë përreth jush që mund të jenë të infetkuar. Në këtë rast, është e rëndësishme t’i përmbaheni udhëzimeve të qeverisë për distancimin shoqëror duke siguruar që të qëndroni të paktën dy metra larg të tjerëve. Kjo këshillë vlen si brenda dyqanit, ashtu edhe në hapësirën e jashtme publike, ku mund t’ju duhet të bëni radhë.

Konsumatorët gjithashtu mund të zgjedhin të kompensojnë çdo rrezik shtesë duke larë duart para dhe pasi të vizitojnë supermarketin, duke shmangur prekjen e fytyrave të tyre pas prekjes së karrocave, shportave, paketave dhe prodhimeve, dhe duke përdorur metodat e pagesës pa kontakt.

Shumë njerëz gjithashtu zgjedhin të veshin doreza ndërsa blenë, megjithatë është e rëndësishme të theksohet se duke vepruar kështu nuk ju ndalon të prekni dorezat e karrocave dhe më pas të prekni fytyrën tuaj, gjë që mund të transmetojë virusin edhe pse jeni me doreza.

të fundit

Gashani tregon fondin prej 70,500 eurosh për sportistët dhe trajnerët e Kosovës pas medaljeve në “Taranto 2026

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani ka aprovuar mbështetje financiare prej 70,500 eurosh për sportistët dhe trajnerët që fituan…

9 minutes ago

Mediumi izraelit vëren qetësi në kampin e Kosovës para përballjes në Debrecen

Atmosfera në kampin e Kosovës duket dukshëm më e qetë në prag të përballjes me Izraelin, e cila zhvillohet të…

10 minutes ago

Incident i rëndë në fluturimin Dubai-Tel Aviv: ndihmëspiloti dyshohet se sulmoi me thikë kapitenin

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga incidenti i rëndë në bordin e avionit të [...]Read More...

10 minutes ago

Kurti: Bekim Sejdiu vazhdon të jetë kandidati i LVV-së për president, ndonëse u tërhoq nga gara

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha më 30 shtator se Bekim Sejdiu mbetet kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për president,…

18 minutes ago

Humbi jetën pas përplasjes në ndeshje futbolli, dhimbje dhe lot në funeralin e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi

Në një atmosferë të rëndë zie, familjarë, miq dhe shokë skuadre i dhanë lamtumirën e fundit 16-vjeçarit shqiptar Asllan Gjana,…

18 minutes ago

Jo çdo shkelje në tendera duhet të çojë në burg/ Këlliçi akuzon Ramën se po mbron Ballukun pas abuzimit me 1.2 miliardë euro

Gjatë prezantimit të ndryshimeve të propozuara në Kodin e Procedurës Penale, kryeministri Edi Rama u ndal te mënyra se si…

23 minutes ago