Categories: Uncategorized

Në këto ditë ramazani, mos i ndani hurmat arabe

Shpeshherë janë quajtur edhe “Pema e paqes” për shkak të mbijetesës së bombës në Nagasaki, Molla e Lindjes, Pema e 7 Virtyteve apo Ushqimi i Perëndive etj, me pak fjalë hurma është fruti që mbart më shumë misticitet se çdo lloj fruti tjetër.
E kemi ngrënë me kujdes nga frika se mos linte njolla, që për mamatë ishin të vështira për t’u hequr, por pa ditur se ç’vlera fshihen brenda saj. Më poshtë disa prej vetive të saj: do të mund të lexoni disa nga vetitë pozitive të hurmave në organizmin tonë:

Ndihmojnë në tretje dhe në jashtëqitje
Në fakt, hurmat kanë aftësi shumë të mira laksative dhe ndihmojnë në jashtëqitje për shkak të përmbajtjes së lartë të tyre në fibra, por nëse ato konsumohen të papjekura mirë, pra të pasura me taninë, ato janë të dëmshme dhe e dëmtojnë këtë proces. Nëse konsumohen të pjekura, ato mund të jenë një kurë mjaft efektive në trajtimin e konstipacionit shkruan living.

Forcojnë imunitetin dhe sigurojnë energji për organizmin
Hurmat janë të pasura me vitaminë C, e cila njihet për vetitë e saj në mbrojtjen e imunitetit. Nga ana tjetër, ato përmbajnë sasi të lartë uji, sheqeri, vitaminash dhe mineralesh. Sasia e lartë e karbohidrateve tek hurmat i bën ato të dobishme në përfitimin e energjive të nevojshme për organizmin.

Luftojnë aneminë
Në fakt, nuk ka studime të mirëfillta mbi këtë efekt, por thuhet se hurmat mund të stimulojnë eritropoezën (prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut), si dhe prodhimin e hemoglobinës në sajë të shtimit të përthithjes së hekurit në zorrë përmes ushqimeve, duke çuar kështu në përmirësimin e shkallës së anemisë.

Luftojnë lodhjen, stresin dhe sëmundjet kardiovaskulare
Është parë se hurmat kanë efekte pozitive në përmirësimin e lodhjes dhe stresit psikologjik. Rrjedhimisht, si pasojë e efekteve të tilla pozitive, mendohet se ato ndihmojnë edhe në përmirësimin e sëmundjeve kardiovaskulare, në të cilat njihet se një nga faktorët shkaktarë është edhe stresi. Reduktimi i tij ka çuar në reduktimin edhe të sëmundjeve kardiovaskulare.

të fundit

BËHUNI GATI! Eklipsi diellor më 21 shtator sjell ndryshime të fuqishme për 4 shenja të zodiakut

Ky eklips sjell energji të fuqishme pastrimi dhe fillimesh të reja. Virgjëresha lidhet me rendin, shëndetin, zakonet e përditshme dhe…

5 hours ago

Elhaida Dani, tre bashkëpunime të mëdha në një album

Pas një periudhe të gjatë pritjeje dhe një pune të mbajtur në fshehtësi për më shumë se një vit, Elhaida…

5 hours ago

HOROSKOPI I SË SHTUNËS/ Beqarë të këtyre dy shenjave, një takim i jashtëzakonshëm mund t’jua kthejë jetën përmbys

Dashi Do ketë ngjarje te jashtëzakonshme gjate kësaj dite për ata qe janë ne një lidhje. Gjithçka do jete ndryshe…

6 hours ago

FOTOLAJMI/ Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, Rama pikturon mbi librin e Etikës së Deputetit

Deputetët po votojnë në mënyrë të fshehtë për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit. Partia Socialiste, që fitoi zgjedhjet parlamentare të…

6 hours ago

Sulmet izraelite në Doha, Presidenti Trump njofton takimin me kryeministrin e Katarit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të takohet me kryeministrin e Katarit, Mohammed Abdulrahman Al Thani, në një darkë zyrtare…

7 hours ago

Ministrja virtuale “Diella” ndez debat: A po shkelet Kushtetuta?

Që nga momenti kur kryeministri Edi Rama e paralajmëroi në Asamblenë Kombëtare të PS-së, krijimi i ministres virtuale të Inteligjencës…

7 hours ago