Categories: Uncategorized

Mjaft urreve të hënën, si të përballojmë ankthin e fillimit të javës

Ankthi të kaplon që të dielën në darkë. Pikërisht kur mendon se çfarë do veshësh nesër, apo kur bën gati drekën për nesër dhe kupton që fundjava ka mbaruar. E hëna për shumicën e njerëzve , është si një tunel në të cilin nuk sheh dritë; dita kur ke e-mail, mbledhje apo punë që janë akumuluar prej së shtunës bashkë me peshën e një javë të sapo nisur.

Të kalojmë jetën duke urryer të hënën ? Edhe sepse sivjet do të kemi 52 të hëna, pra 52 ditë me nerva me botën. Këtu hyn në lojë libri” Mjaft urreve të hënën” nga autori Bruce Daisley, ish menaxher në kompani si Twitter, Google apo YouTube. Ai paraqet një udhëzues për të gjetur pasionin e humbur ndaj punës, ditëve të punë, por dhe të hënës.

Dasley propozon disa strategji për të përmirësuar performacën tonë dhe për t’i bërë më pak të urryera orët e kaluara në zyrë. Jeni gati ? Mbani shënim.

Teknika e priftit

Është një teknikë e cila shërben për të gjetur përqëndrimin e duhur, pa mungesë vemendje apo humbje energjie. “ Shikoj gjithmonë e më shumë sipërmarrës – thotë autori- që përdorin atë që unë quaj teknika e priftit, e që përshkruajnë kështu: ‘ Unë nuk jam disponibël për askënd deri në ora 11 të mëngjesit, për mbledhje, telefonata apo emali.’ I gjithi organizimi rrotullohet rreth konceptit që pjesa e parë e ditës është kohë më e vyer. Idealja pra është që të koordinojmë kohën duke krijuar një model miks: pra alternim midis punës apo raporteve shoqërore dhe qetësisë. “ Kur ndodheni në modalitet prift , mundohuni të evitoni çdo situatë që ju shpërqendron dhe ndërprenë. Kjo dotë thotë të ia ulim zilen celulari dhe e-maileve.”

Shëtitja

Duket sikur po ndodh diçka magjike kur lejojmë gjakun të pompojë brenda trupit tonë. Për shumë persona, një shëtitje është një nga mënyrat më të mira për të liruar mendjen dhe për të aktivizuar sinapsin kreativ.

Kufjet

Sipas autorit kufjet nuk duhet të trajtohen si djalli. Duhet t’i celebrojmë, në të njëjtën mënyrë siç bëjmë me festat e tjera. Mënyra më e mirë për të punuar me kufje është kur koordinohemi me grupin e punës për oraret më të përshtatshme për përdorimin e tyre.

Më pak shpejtësi

Shpejtësia është këshilluese e keqe, thotë populli. Është shumë e vërtetët. Bruce Daisley miraton që situatat e ankthit dhe stresit nuk na bëjnë mirë, as ne as punës tonë. Prandaj për të evituar një akumulim të djersës së ftohtë, më mirë të organizojmë nevojat duke i dhënë përparësi prioriteteve më të rëndësishme dhe urgjente.

Të jesh gjithçka bërës është e lodhshme

Të gjithë mendojnë që të mbarosh disa aktivitete njëkohësisht është sinonim aftësi prodhimi, por autori nuk është dakord. Sipas tij nëse duam më shumë nga vetja, duhet të përqëndrohemi vetëm te një gjë.

Mos qendro pa drekë

Le të jetë një pauze në bar apo një drekë e shpejtë te mensa, por nuk duhet kurrë të refuzojmë pushimin e drekës, sidomos në shoqëri të mirë. Kur jemi të detyruar të anashkalojmë pushimin sepse duam të vazhdojmë punë,i dhurojmë vetes një lodhje fizike dhe mendore. Të bësh pak pushim nga puna, të lëvizësh, të largosh mendjen, të ushqehesh është e domosdoshme për të rikuperuar energjitë.

të fundit

Temperatura ekstreme, akull dhe ngrica/ Bllokohen disa fshatra në Dibër, probleme edhe me furnizimin me ujë të pijshëm

Këtë të hënë, i ftohti, ngricat dhe akulli kanë përfshirë qarkun e Dibrës. Në disa zona të thella, temperaturat gjatë…

37 minutes ago

Korridor strategjik dalës nga Amerika Latine drejt Atlantikut/ Lidhjet e grupeve kriminale nga Ballkani me Venezuelën

Grupet e organizuara kriminale nga Ballkani, kanë lidhje edhe në Venezuelë. Këtë e tregojnë rastet e sekuestrimeve të kokainës, arrestimeve…

54 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, 12 janar 2026, dollari amerikan blihet me 82.4 lekë dhe shitet me 83.4 lekë. Euro blihet me 96.1 lekë…

1 hour ago

Parashikimi i motit 12 Janar 2026, temperatura deri në -3 gradë Celsius

Këtë të hënë, priten kushte të paqëndrueshme atmosferike në territorin e vendit. Do kemi reshje të dobëta shiu do të…

1 hour ago

Horoskopi 12 Janar 2026/ Ja si do influencojë hëna në jetën sentimentale të beqarëve, zbuloni surprizat e yjeve

Dashi Dite shume e paqëndrueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do debatoni here pas here…

1 hour ago

I lidhur me Brikenën?! Atdheu reagon direkt në Fan Club, ja çfarë thotë ai

Olta Sheta ka qenë e ftuar ditën e sotme në Fan Club dhe gjatë diskutimit në studio, ajo deklaroi se…

9 hours ago