Për shumicën e duhanpirësve dëshira për të tymosur një cigare mund të jetë shumë e fuqishme. Por duhet ta keni parasysh që kur ju vjen kjo dëshirë e madhe për të pirë duhan, ajo do të kaloj pas 5-10 minutave.
Disa mënyra që ju ndihmojnë t’i rezistoni pirjes së duhanit nëse keni vendosur ta lini atë janë:
Përtypni diçka– ju mund të përtypni çamçakëz ose karamele, të hani karota apo fara luledielli, që t’i rezistoni dëshirës për të pirë cigare.
Shtyni dhe vononi– nëse ju vjen dëshira për të ndezur një cigare, kujtoni se ju duhet të prisni vetëm 10 minuta dhe t’i rezistoni kësaj dëshire, në mënyrë që ta largoni mendjen.
Mos thuani “do ta ndez vetëm një”– mund të tundoheni të pini vetëm një cigare në mënyrë që të kënaqni dëshirën e duhanit, mirëpo mos e gënjeni veten. Shpesh një cigare çon në një tjetër, dhe ju do të përfundoni duke e nisur përsëri duhanin.
Kërkoni ndihmë– kërkoni ndihmë nga një familjar, shok apo i afërm që t’ju ndihmojnë t’i rezistoni dëshirës për të pirë duhan.
Bëni aktivitete fizike- aktiviteti fizik do t’ju ndihmoj ta largoni mendjen nga duhani. Edhe ushtrimet e lehta dhe të shkurta, siç është vrapi apo ecja ndihmojnë në këtë proces.
Kujtojani vetes shpesh për benefitet që do të keni– kujtojeni që nëse hiqni dorë nga duhani përfundimisht, do të ndiheni më mirë, do të jeni më të shëndetshëm, do të kurseni para dhe do t’i mbroni të afërmit tuaj nga duhapirja.
/gazeta shëndeti/
Sot, më 15 maj 2025, dollari amerikan, blihet me 87 lekë dhe shitet me 88.4 lekë. Euro, blihet me 97.8…
Ditën e sotme në vendin tonë, depërtimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë Oqeanike, do të…
Bolonja është fituesja e këtij edicioni të Kupës së Italisë, pasi ka mundur në finale pas një ndeshje shumë të…
Dashi Dite e qëndrueshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Çdo gjë do shkoje për mrekulli dhe emocionet do jene…
“Do i ha të gjallë patronazhistët dhe socialistët”, kështu deklaroi drejtuesi politik i PD për qarkun Elbasan, Tomorr Alizoti disa…
Drejtusi politik i qarkut të Fierit, Gazment Bardhi ka mbërritur në selinë blu sëbashku me drejtuesin politik të qarkut të…