Vendi ku shfaqen aknet është i pari që përcakton trajtimin e tyre, për shembull nëse ju shfaqen akne në fytyrë, fondotinta (kremi pudër) është mënyra më e lehtë për t’i fshehur ato. Por nëse aknet shfaqen në zona të tjera të trupit, si shpina, është e vështirë të veshësh një fustan dhe të mos duken. Por cilat janë shkaqet e shfaqjes së akneve? Këtyrë pyetjeve e shumë të tjerave Living do t’ju japë shpjegim si më poshtë.
Higjiena personale është një ndër faktorët kyç që ndikon drejtpërdrejt në shfaqjen e akneve në zonën e shpinës. Shmangia e dushit pas aktivitetit fizik, djersitja e tepërt, përdorimi i të brendshmeve si reçipetat dhe kanotierja janë disa prej faktorëve që çojnë në shfaqjen e akneve. Tregohuni të kujdesshëm lidhur me regjimin ushqimor, shmangni ushqimet me përmbajtje të lartë yndyrnash të pangopura, kufizoni alkoolin, pini ujë vazhdimisht që të jeni të hidratuar, mos abuzoni me nënproduktet e qumështit (disa studime tregojnë se njerëzit që përdorin dieta me përmbajtje të lartë të qumështit, kanë më shumë mundësi të preken nga shfaqja e akneve) etj.
Uthull molle dhe kripë e jodizuar: Kombinimi i përbërësve me veti antiinflamatore të uthullës së mollës me kripën mund të ketë efekte çudibërëse për lëkurën tuaj. Përzieni në sai të barabarta 100 ml uthull molle dhe 100 gr kripë, përdoreni si scrub këtë përzierje dhe lëreni të veprojë në lëkurë për 20-30 minuta dhe lahuni si zakonisht. Përdoreni këtë ilaç natyral një ose dy herë në ditë për disa ditë radhazi.
Ata që janë në kërkim të një pune në Shqipëri përbëjnë 8,5% të personave që janë në gjendje, tregues që…
Policia e Shkodrës, ka marrë në pyetje rreth 20 persona në lidhje me masakrën e regjistruar mëngjesin e 8 shtatorit…
Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë…
Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur…
Kryeministri i vendit Edi Rama, ka mbërritur në ambientet e Presidencës, ku pritet t’i dorëzojë Presidentit Bajram Begaj emrat e…
Nga Skyweb.al Diella, ministrja më e veçantë e qeverisë Rama, është bërë lajm ndërkombëtar sot. Rama di se si ta…