Categories: Uncategorized

Më e shpejtë, e lirë dhe ekologjike, njihuni me kafen “teknologjike”

Një kompani e re amerikane ka ndryshuar mënyrën e konceptimit të kafesë tradicionale duke prodhuar imitacionin e kafesë me të njëjtën aromë – por që nuk kërkon kohën, shpenzimet dhe nuk ka ndikimin tek mjedisi si kafeja me kokra.

Në mars të vitit të kaluar, kompania Atomo Coffee grumbulloi 25,000 dollarë përmes një fushate online. Më pak se gjashtë muaj më pas, një firmë nga Hong Kongu investoi 2.6 milionë dollarë tek kjo kompani e cila shpreson të ketë produktin e saj në treg në fillim e këtij viti.

Të lidhura

None found

Kompania Atomo Coffee me seli në Seattle është krijuar nga dy shokë; njëri prej tyre shkencëtar ushqimi, thotë se filloi të mos i pëlqente ndryshimi i shijes së kafesë.

“Kështu vendosa ta studioja këtë problem dhe të shihja nëse mund të krijoja kafe nga atomi, pra ta ndërtoja kafenë në mënyrë molekulare, që të ishte vazhdimisht e shkëlqyeshme”, thotë Jarret Stopforth.

Ideja për të analizuar se nga çfarë përbëhet kafeja, në mënyrë që të mund ta rikrijonin, lindi në garazhin e tij. Në fillim, shoku i tij Andy Kleitsch ishte skeptik.

“Kur Jarret më foli për idenë e tij për të krijuar kafe pa kokra, mendova: ‘A është e mundur një gjë e tillë? Pse duhet dhe si do ta realizosh?” Dhe kështu ne në fakt shkuam në garazhin e tij dhe filluam të formulojmë një filxhan kafeje, në mes të dimrit në Seattle”, thotë partneri Andy Kleitsch.

“Studiuam dhe hartuam të gjithë komponentët, duke i parë si në aspektin e aromës edhe atë të përbërjes së lëngut dhe më pas krijuam modelin e përjashtimit duke hequr të gjithë komponentët dhe më pas duke i kthyer ata derisa krijuam kafenë ideale”, shpjegon Jarret.

Duke provuar lloje të ndryshme kafeje, Victoria Exton bën zgjedhjen e saj.

“Më pëlqen ajo me pikë portokalli. Më duket më e plotë. Është më e këndshme”.

“Lloji që zgjodhe është në fakt Atomo”, thotë drejtori ekzekutiv Andy Kleitsch.

“Është shumë mbresëlënëse që në fakt është prodhuar nga kafe pa kokra”, thotë Matt Rhinehart.

Por a është imitacioni i kafesë në fakt kafe?

“Ne e bëjmë kafenë ekzaktësisht siç prodhohet nga kokra e kafesë. Ne thjesht nuk përdorim kokrat e kafesë”, thotë Jarret Stopforth.

Një nga pikat e forta të kompanisë Atomo është se kafeja e prodhuar në laborator ka një ndikim shumë të vogël tek mjedisi.

Vitin e kaluar, kreu i autoritetit të tregtisë së kafesë amerikane tha se çmimet e ulëta të kafesë mund të bëjnë presion mbi fermerët të fillojnë shpyllëzimin e pyjeve tropikale për të mbijetuar.

Kafeja rritet në zonat e ekosistemeve tropikale, të cilat luajnë një rol kryesor në thithjen e dioksidit të karbonit nga atmosfera.

të fundit

Arsenali përcakton shumën për shitjen e Viktor Gyokeres

Arsenali po mendon për lëvizjet e ardhshme në afatin kalimtar, teksa drejtuesit e klubit synojnë të konsolidojnë projektin ambicioz të…

4 minutes ago

“Nuk jemi kartona”, Spiropali kërkon më shumë kompetenca për bashkitë dhe reformim të sistemit

Deputetja socialiste Elisa Spiropali foli në Kuvend përpara votimit të pritshëm të reformës së re territoriale, duke shprehur rezerva për…

20 minutes ago

Bajram Shala: Tre futbollistë mund t’i bashkohen Kosovës, njëri prej tyre luan në Gjermani

Menaxheri i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) Bajram Shala thotë se te Kosova do të ketë edhe tri prurje…

22 minutes ago

SEC announces application deadline for sick and infirm persons in Bërvenica

Në prag të zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve përkujton se personat e…

27 minutes ago

Chelsea dhe Arsenali në ndjekje të Jules Koundes, por mbrojtësi synon të qëndrojë te Barcelona

Sipas raportimeve të fundit, Jules Kounde po përballet me një situatë të re te Barcelona, pasi ka humbur vendin e…

27 minutes ago

Neymar sjell një kujtim të rrallë me Messin dhe Suarezin: Të tre ishim tapë

Neymar ka rikthyer një nga kujtimet më të veçanta nga koha kur së bashku me Lionel Messin dhe Luis Suarezin…

28 minutes ago