Categories: Uncategorized

Me bark, me shpinë apo në krah: Këto janë pasojat për çdo pozicion që mbani gjatë gjumit

Të rrallë janë ata që flenë vetëm në një pozicion, mirëpo gjithsecili ka atë të preferuarin në të cilën e kalon pjesën më të madhe të natës.

Mjekja Janet Kennedy zbulon se cili pozicion është më i miri dhe përkundrazi.

Dr. Janet Kennedy ka zbuluar pasojat e pozitave në të cilat flenë njerëzit – në shpinë, në krah dhe në bark.

Ajo thotë që pikërisht fjetja në bark është varianti më i keq, sepse krijon shtypje të pakëndshme në qafë dhe shpinë.

Fjetja në bark bën presion shtesë në nyja dhe muskujt, gjë që mund të shkaktojë dhimbje, ndjesi therje gjilpërash dhe mpirje të gjymtyrëve.

Mund ndihmojë vënia e jastëkut nën kokë, mirëpo kjo nuk është poza e dëshirueshme për të fjetur.

Kennedy shton se për boshtin kurrizor më së miri është fjetja në shpinë, mirëpo kjo pozë shton shanset për gërhitje dhe, nëse keni probleme me të, – mos flini në shpinë.

Fjetja në shpinë nxit qarkullimin e gjakut në tru. Shpina, qafa dhe supet janë në një pozicion neutral, dhe në këtë mënyrë do ta zvogëloni mundësinë e shfaqjes së dhimbjes së shpinës.

Përfundimisht pozën më të mirë kjo mjeke e ka veçuar – fjetja në krah.

Në këtë pozë kanalet e frymëmarrjes janë të hapura, andaj kjo pozitë është zgjedhja më e mirë për njerëzit të cilët kanë apne (pengesa në frymëmarrje në gjumë) dhe ata të cilët gërhasin.

Ky pozicion mund të jetë problem edhe për boshtin kurrizor, mirëpo kjo mund të zgjidhet me vënien e jastëkut midis gjunjëve, në mënyrë që boshti kurrizor të qëndrojë drejt.

Personat të cilët flenë në krah nuk kanë arsye të shqetësohen, veçanërisht nëse flenë në krahun e majtë.

Mënyra më e mirë është që të përpiqeni të flini në një pozitë të caktuar, sepse do ta mësoni ngadalë trupin me pozitën e re të gjumit, dhe pas një kohe ajo do të bëhet një pozitë në të cilën do ta kaloni pjesën më të madhe të natës.

Për fat të keq, ne nuk mund ta kontrollojmë pozitën në të cilën flemë, por mund ta fusim gradualisht në rutinën tonë të gjumit një pozitë të caktuar.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

6 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

6 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

6 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

7 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

7 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

8 hours ago