Dalëngadalë po i kthehemi një normaliteti të ri dhe kjo do të thotë që ende nuk e dimë për sa kohë do të na duhet ta mbulojmë fytyrën me maska. Ekspertët rekomandojnë përdorimin e tyre të nevojshëm gjatë kohës që jemi në supermarket apo në vende ku grumbullimi i njerëzve është më i madh.
Tani çfarë duhet të dimë është se përdorimi i shpeshtë i saj na acaron lëkurën. Madje, në zonat ku maska është në kontakt më të afër me fytyrën, mund të krijohen akne, pika të zeza apo skuqje. Çfarë duhet të bëni për ta shmangur?
1. Kushtoji vëmendje llojit të maskës që ble
Nuk ka rëndësi në fakt nëse është një maskë e blerë apo e bërë vetë, rëndësi ka materiali i saj. Ekspertët rekomandojnë të hiqni dorë nga copat sintetike dhe të zgjidhni diçka të butë, si pambuku. Kështu lëkura do të ndihet edhe më e mbrojtur.
2. Hiq dorë nga make up-i për disa kohë
Lëre fytyrën të marrë frymë! Vendosja e maskës e përkeqëson një fytyrë me fondatinë. Do të shihni pore të hapura, madje edhe akne të reja nëse vijoni me rutinën e zakonshme.
3. Hiq dorë nga larësit apo scrub-i i fortë
Eshtë koha që ta konsideroni lëkurën tuaj aq të ndjeshme sa të një bebeje. Eshtë e rëndëishme ta hidratoni dhe të përdorni larës që nuk jua lënë të thatë fytyrën.
4. Lani fytyrën sapo të hiqni maskën
Qëndrimi me maskë për një kohë të gjatë, nuk e lë lëkurën të marri ajrin që i duhet duke krijuar papastërtira brenda saj, që më tej përkthehen në akne. Sapo të shkoni në shtëpi, lani duart, hiqni maskën dhe lani me kujdes fytyrën.
Një konflikt i çastit që ndodhi pasditen e sotme në zonën e Plazhit në Durrës ka përfunduar me plagosjen e…
Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin Levan–Tepelenë, në fshatin Poçëm, ku një kamion i ngarkuar me…
Kryetari i Partisë Demokratike ka denoncuar sot se i akuzuari nga SPAK, Ergys Agasi, zhvendosi 1200 shishe vere të vjetër…
Futbolli është një sport kolektiv dhe çdo pjesë e ekipit duhet të funksionojë pa probleme në çdo nivel që të…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Durrës. Një 45-vjeçar është gjetur i plagosur me…
Gazment Bardhi publikon pjesë nga dosja e AKSHI-t: Nga “Palloshi i gjatë” i Belinda Ballukut, tek “Kapo” i Ergys Agasit!…