Ka me qindra produkte për kujdesin e lëkurës në treg dhe secili prej tyre ofron sekretin e lëkurës perfekte. Por, është e vështirë të thuhet nëse këto produkte me të vërtetë japin efektin e dëshiruar.
Sekreti i vërtetë për një lëkurë të bukur qëndron te ushqimi. Lëkura e shëndetshme dhe e fortë ka nevojë për proteina, të cilat përmbajnë aminoacidet që trupi ka nevojë në mënyrë që të prodhojë kolagjen, substancë që e forcon dhe ushqen lëkurën. Sa më pak kolagjen që prodhon trupi, aq më shumë mundësi ka që të shfaqen rrudhat. Për të shmangur këtë, sigurohuni që të hani ushqime me proteina.
Antioksidantët, vitamina E dhe C mund të ndihmojnë në parandalimin e dëmtimit të lëkurës nga rrezet e diellit. Ashtu si proteinat, vitamina C është një përbërës thelbësor që ndihmon trupin të formojë kolagjen. Edhe ushqimet me vitaminë A mund të ndihmojnë lëkurën në një shërim më të shpejtë.
Ndërkohë, acidet yndyrore omega-3 ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës ndaj ndotësve dhe toksinave. Nëse mungon omega-3, lëkura mund të thahet, të inflamohet dhe të krijohen puçrra.
Ja kush janë ushqimet që duhet të konsumoni:
Ushqime me vitaminë C: specat, brokoli, portokalli, patatja e ëmbël dhe domatet.
Ushqime me vitaminë E: perimet me gjethe jeshile, arrat dhe farat.
Ushqime me vitaminë A: brokoli, spinaqi dhe karota.
Ushqime me Omega-3: salmoni, sardelja, vaji i ullirit dhe lajthitë.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot do të ndiheni më të afërt me partnerin tuaj dhe…
Një aksident me pasojë plagosjen e një 45-vjeçareje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Lushnjë. Sipas raportimeve, M.D.,…
Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se eliminimi i udhëheqësve të Hamasit do t'i jepte fund luftës në Gaza pas…
I ftuar në episodin e parë të emisionit “S’e Luan Topi” për këtë sezon të ri në Top Channel ka…
Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka habitur ndjekësit e saj me një ndryshim të madh në pamje. Pas shumë vitesh…
Një 57-vjeçare me origjinë kineze është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Durrësit. Blutë bëjnë me dije se…