Edhe pse mund të keni fituar betejën me COVID 19, kujdesi nuk duhet të mungojë në vazhdim.
Studimet e deritashme, të cilat janë marrë me efektet e coronavirusit ndaj shëndetit të njerëzve, sugjerojnë që infeksioni mund të lërë pasoja fatale.
None found
Studimet kanë treguar që pas shërimit nga coronavirusi çdo person do të ketë kollë të pandalshme, e cila mund të zgjasë edhe deri në dhjetë javë pasi që trupi të pastrohet nga virusi, Daily Mail Online.
Është e mundshme që pas shërimit nga virusi të shfaqet inflamacioni i rrugëve të frymëmarrjes, madje edhe nëse infeksioni fillestar është qetësuar.
Ekzistojnë shumë raporte shqetësuese që infeksioni me coronavirus mund të shkaktojë fibrozën e mushkërive, krijimin e vragave dhe dëmtimeve në indin e mushkërive.
Dr. Oëen Zeng, shef i Qendrës së Sëmundjeve Infektive në Spitalin Princess Margaret, ka parashikuar që disa pacientë pas shërimit nga sëmundja e coronaviusit ndoshta do të kenë funksion të ndryshuar të mushkërive, nga 20 deri në 30 për qind.
Ekspertët kardiovaskularë janë të shqetësuar që infeksioni me coronavirus mund të shkaktojë dëm të përhershëm në zemër – madje edhe njerëzve të cilët nuk kanë probleme paraprake të zemrës.
Kjo mund të çojë deri te miokarditisi, inflamacioni i muskulit të zemrës, ndërkaq dëmtimet mund të jenë të përhershme.
Vragat nga coronavirusi gjithashtu mund të shkaktojnë probleme me ritmin e zemrës, theksojnë kardiologët nga Teksasi.
Vetëm në muajin e kaluar hulumtimi i Universitetit në Wuhan, në të cilin kanë marrë pjesë 416 persona të rritur, ka treguar që një në pesë pacientë të hospitalizuar me coronavirus ka dëmtim të përhershëm të zemrës.
Analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka komentuar situatën rreth ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe akuzave ndaj saj,…
Ish-fituesi i Topit të Artë, Jean-Pierre Papin, ka kritikuar Kylian Mbappen për mënyrën se si u prezantua në media gjatë…
Analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka komentuar situatën rreth ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe akuzave ndaj saj,…
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, komentoi mundësinë e një kërkese të dytë nga SPAK…
Mbreti Charles III vijoi vizitën e tij në Bahamas me homazhe për katër marinsat bahamianë që humbën jetën në vitin…
Ndarjet e reja parashohin 102 milionë euro për pagat, përfshirë pagën e 13-të dhe kompensimin retroaktiv të përvojës së punës,…